Nënë Prena, 101-vjeçarja që jeton në Rubik, tashmë nën kujdesin e 2 punonjësve që ndajnë turnet për ta ndihmuar, shprehet për anën negative të të jetuarit për më shumë se 1 shekull.
Ajo thotë se e ka marrë malli për shtëpinë e saj dhe për vajzat që tashmë që jo vetëm nuk i ka afër, por i ka dhe jo mirë në gjendje shëndetësore, meqë janë të gjitha në moshë pensioni.
Për emisionin “Real People”, ajo thotë se nuk dëshiron të jetojë më pasi nuk ka asgjë dhe askënd afër.
Mes tjerash shtoi se as shteti nuk kujdeser për të ndërsa djali dhe burri i kanë humbur jetën.
“Kam bërë 101 vjeç tani në Tetor. Kam lindur në Shtrungajë. Nuk kam djalë, burrë as kunatë. Djali e burrë më ka vdekur. Shteti nuk është kujdesur për mua. Pension kam 70 mijë lekë. Kujdestaret duan lekë. 10 mijë lekë në ditë. Ku ti marrë. Ishalla më merr Zoti. Nuk kam asgjë dhe askënd. Nuk jam e knaqur se jam gjallë. S’jam e zonja të mbahem vetë. Të gjithë gocat e kam në pension. Njëra jeton jashtë. Kam 6 vajza, por janë sëmurë. Njëra është paralizuar, njerëz i ka dalë sëmundja e keqe, njërës i është dëmtuar njëri krahë. Të gjitha i kam keq”-tha ajo.