Leçe mbylli aven turën në Kupën e Italisë, teksa u eliminua nga Parma. Nga humbja 2 me 4, nota pozitive për ekipin e Serisë A ishte Medon Berisha. Për kapitenin e Shpresave, me fjalë të mira u shpreh pas ndeshjes edhe trajneri i Leçes, duke e vlerësuar si më të mirin në fushë.
Sipas mediave pranë klubit, D’Aversa ka fituar një lojtar. Mesfushori duke debutuar me ekipin e parë të Leçes, tregoi se nuk ka frikë nga ndikimi që mund të ketë futbolli i të rriturve.
Pas katër minutash ai pati guximin për të menduar dhe guximin për të goditur nga mesfusha, pasi kishte parë paksa jashtë shtyllave portierin e Parmës.
Gjëra që u shkojnë në mendje vetëm atyre që e njohin futbollin. Gjatë gjithë ndeshjes, Berisha u tregua një lojtar shumë i dobishëm për Ramadanin, duke bashkëpunuar në filtrimin e mesfushës dhe renditjen e topave, pothuajse gjithmonë me saktësi dhe gjakftohtësi.
Në kampionatin e të rinjve vitin e kaluar, Berisha ishte golashënuesi i dytë më i mirë i skuadrës, duke luajtur si mesfushor apo fantazist kur mungonte shoku i tij i Vulturar, duke shënuar 10 gola mbresëlënës, plus një në Kupën e Italisë.
I nënshkruar nga Korvino në Zvicër, te moshat e Jang Bojsit, Medoni mbërriti në Leçe në shkurt 2021 për të forcuar ekipin e të rinjve, në kërkim të një promovimi në skuadrën e parë. Dhe misioni ishte plotësisht i suksesshëm
Shqiptari u përshtat menjëherë me realitetin e ri dhe kontribuoi në ekipin e të rinjve. Në Leçen e D’Aversës, trajnerit të ekipit italian, Berisha mund të jetë shumë i dobishëm, si një mbështetje për mesfushorin mbrojtës, si sulmues, gjithashtu duke pasur një goditje të shkëlqyer, mjafton të shohim golin e shënuar këtë shtator ndaj Rumanisë me fanellën e Shpresave, takim ku dha edhe një asist.
YLL I RI KUQEZI
Kapiten i Shpresave prej disa ndeshjeve, Medon Berisha po tregon se është edhe një lider te Kombëtarja U-21. Në total ka luajtur 8 ndeshje, ka shënuar 3 gola e një asist dhe shihet si një ndër lojtarët me më shumë potencial për të kaluar në Kombëtaren A në të ardhmen.