Dy persona janë lënduar në një pikë karburanti në kryeytet. Një shpërthim ka ndodhur në një karburant në rrugën Bardhyl në kryeqytet e si pasojë janë lënduar dy persona, Myrto Kadiu (shoferi i autobotit) dhe Miklovan Çollaku (menaxher).
Nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e këtij incidenti. Ndërsa ne vendngjarje ndodhet policia dhe forca zjarrfikese. Pritet edhe një njoftim zyrtar nga policia në lidhje me incidentin.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 04.11.2023, rreth orës 13:30, në Rrugën Bardhyl, gjatë kohës që ka qenë duke u funizuar një karburant me benzinë, nga një autobot, ka ndodhur një shpërthim.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi M. Ç., (menaxher) dhe shtetasi M. K. (shoferi i autobotit), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.