Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një 22-vjeçar dyshohet se është hedhur nga pallati dhe ka humbur jetën në vendngjarje. Ngjarja u regjistrua paraditen e sotme në lagjja nr.3. të qytetit bregdetar. Viktima është identifikuar si i iu me iniciale K.T. Ai mësohet se është hedhur nga katet e fundit të pallatit dhe ka rënë në ballkonin e një apartamenti.
22-vjeçari ndodhej në banesë me vëllanë dhe disa shokë, ndërsa prindërit kishin shkuar në Kosovë një ditë më parë.
Pas aktit të rëndë të 22-vjeçarit, ka qenë i vëllai, ai që ka lajmëruar policinë
Në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, policia dhe forcat zjarrfikëse dhe kanë bër të mundur marrjen e trupit të viktimës nga ballkoni.
Nuk dihen ende arsyet që e shtynë të riun drejt këtij akti të rëndë, teksa policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.