10 vjet AEL/Historia e suksesit të Eva Çotës si mësimdhënëse dhe sipërmarrëse. Arritjet përmes sfidash dhe sakrificash

0
2236

Përvjetorët janë të rëndësishëm sepse veç të qenit shumatore e ditëve dhe viteve të shkuara na duhet të kthejmë kokën pas për të parë arritjet. Përvjetorët janë mjaft të rëndësishëm për njeriun në jetën e tij por edhe aktivitetin që ushtron në profesion apo dhe sipërmarrje.
Kur bëhet fjalë për një dekadë jetë, këtu ndalesh dhe bën një bilanc real të asaj çfarë ke mundur të bësh fal përpjekjeve tuaja pavarësisht pengesave që të dalin në të përditshmen. Rasti që do të risjellim sërish sot në startnews.al është realisht interesant, një histori absolutisht suksesi e një qendre kursesh të gjuhëve të huaja dhe për çfarë ka si arritje dhe kjo lidhet me shumë arsye dhe specifikisht me një emër.
Academy Of European Languages (AEL) që ndodhet në zonën e Astirit, ka mbushur 10 vite nga dita kur hapi dyert për nxënësit e parë që numëroheshin më pak se gishtat e një dore, e sot ato që i besojnë janë me qindra përgjatë një sezoni, kur me mijëra gjatë kësaj dekade kanë kaluar në ato dyer duke mësuar minimalisht një gjuhë dhe qenë të suksesshëm në jetë.
Kur flitet për sukses, ai matet me shifra, por dhe cilësi. Në rastin e AEL, merita për çdo arritje sigurisht që i takon themeluesit të kësaj qendre kursesh, znj.Eva Çota, e cila është “nëna” që ka rritur këtë fëmijë që sot mbush 10 vjeç. Mes mjaft sakrificash, orë të tëra pa gjumë për tu përpjekur që të bëjë më të mirën, duke monitoruar, kontrolluar, por dhe kontribuar personalisht duke e prekur çdo gjë me dorë, Eva sot merr frymë thellë teksa suksesi i ka garantuar vijueshmërine e sigurt duke e kthyer AEL në lider të mësimit të gjuhëve të huaja e duke mos njohur konkurrencë pavarësisht tentativave të formave të ndryshme të konkurrencës së pandershme që shfaqen rëndom në treg.  E ka ngritur AEL me thonjtë e saj, me aftësitë që ka,  energjinë që mbart dhe përçon, dëshirën dhe vullnetin e hekurt për të dhënë më të mirën, Eva Çota ka mundur të fitojë dhe konsolidojë besimin e prindërve dhe nxënësve në zonën e Astirit dhe jo vetëm, që të trokasin në dyert e AEL për të kërkuar dhe mësuar një gjuhë të huaj sipas interesit që kanë.

10 vite AEL dhe Eva Çota si histori suksesi
Rrugëtimi 10 vjeçar i AEL mbart brenda vështirësi të shumta, por që në fund të çdo përvjetori dhe tashmë një dekade mund të thuhet pa frikë që suksesi ka prevaluar.
Dje (4 nëntor) në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar u mbajt aktiviteti festiv për 10 vjetorin e AEL ku pati të ftuar mjaft personalitete si dhe nxënës të cilët kanë dalë nga qendra dhe prindërit e tyre. Në panel ishin; Rezart Prifti – Pedagog në Universitetin Barleti,  Anna Shkreli – Redaktore, themeluese e shtëpisë botuese BERK, Xhafer Rakipllari – Këshillues Karriere i Çertifikuar nga Gallup International, Lori Duro – Autore dhe Drejtuese e Buzëzëqumësht si dhe Luiza Gega. Paneli pati një diskutim të lirë mbi alternativat që prindërit kanë për rritjen dhe edukimin cilësor e të shëndetshëm të fëmijëve, kalimi i kohës së lirë më larg teknologjisë e më pranë librave, rëndësia e bashkëpunimit mësues-prind-nxënës dhe bashkëshoqërimit të prindërve në situatat më të rëndësishme gjatë rritjes së fëmijëve. Veç këtyre, u fol edhe për nevojën e njohjes së gjuhës së huaj që në fëmijëri dhe roli I saj në zgjedhjen e karrierës.


Sot kjo qendër është kthyer jo vetëm në një institucion mësimëdhënës cilësor, por edhe edukues. “AEL”, mund të konsiderohet emri i dytë, ose pagëzues i Eva Çotës për faktin se janë pazgjidhshmësisht të lidhur me njëri – tjetrin. Për çfarë Eva ka sakrifikuar dhe punuar fort për të arritur në këtë stad të suksesit, ku AEL ecën me këmbët e veta, znj.Çota mund të ndihet e lumtur, por dhe krenare për këtë “fëmijë” të saj. Administratorja e AEL, Eva Çota përveçse ka dhënë më të mirën profesionalisht ndaj nxënësve të qendrës ka qenë pranë tyre edhe si një prind i dytë duke u përshtatur ndaj tyre dhe sipas gjendjes emocionale, duke i përfshirë me shumë dashuri në mësimdhënie me qëllim që ata të merrnin maksimalen në gjuhët e huaja në të cilat ishin regjistruar apo dhe regjistrohen në AEL.
Ideja e Evës ka qenë e qartë sikurse dhe synimi për atë që do të arrinte. Asnjë vështirësi nuk ka mundur ta ndalojë që të vijë në këtë moment, ku jo vetëm ajo e ndjen suksesin, por dhe prindërit dhe nxënësit ndihen mirë nën strehën AEL dhe janë besnikë të palëkundur si dhe referues për të tjerë.
Eva, vajza e cila është vendosur në Tiranë me familjen e saj në moshën 13-vjeçare, i është dashur që veç shkollimit në metropolin shqiptar të përballojë dhe jetesën pas studimeve, të zgjidhë sfidën e punësimit, që për secilin është një fjalëkryq,. Eva diti më së miri t’i japë drejtim dhe sot ajo është edhe punëdhënëse.
Eva Çota ka lindur në Librazhd në korrik 1989. Ajo vjen nga një familje e thjeshtë dhe punëtore. Në vitin 2002 familja e saj zhvendos në Tiranë për të siguruar një jetë dhe të ardhme më të mirë.
Eva përfundoi shkollën e mesme në gjimnazin “Besnik Sykja” në kryeqytet e më pas vijoi studimet e larta Bachelor dhe Master në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të huaja, Dega Anglisht, në vitin 2007-2012. Vite më vonë,  në 2017 vendosi të ndjekë studimet sërish, në një profil  të ri: Master në Administrim Biznesi pranë Universitetit Polis, ku sot jep edhe mësim.


Dëshira e të mësuarit, të eksperiencave dhe nevojave për të përballuar jetën, bënë që Eva Çota krahas shkollimit edhe të provonte të punonte. Në fillim të vitit të dytë të fakultetit (nëntor 2009) ajo u angazhua për herë të parë në mësimdhënie.  Nxënësit e saj të parë ishin fëmijë. Kontakti i parë me ta dhe marrëdhënia e krijuar, ishte impulsi që do ta shtynte drejt së ardhmes dhe karrierës së saj. Nga muaji nëntor i 2009, ajo për asnjë moment nuk u shkëput më nga mësimdhënia. Me kalimin e viteve punoi edhe për disa qendra të tjera të gjuhëve të huaja me qëllim krijimin e më shumë përvojave profesionale. Veç mësuesisë, Eva e ka provuar veten edhe në fusha të tjera si menaxhimi, konsulenca, marketingu, shitjet, etj.
Lindja e  AEL, rritja mes sfidash dhe
sakrificash, sot lider në mësimdhënie!
Në mesin e vitit 2013, Eva Cota teksa ishte e punësuar në një librari ndërkombëtare, së bashku me kolegen e saj projektuan një ide e cila do të konsistonte në marrjen e një ambienti me qera për të dhënë mësim Anglisht pasditeve, qëllimi ishte për të siguruar një rrogë sado të vogël ekstra.
Nuk mjaftonte vetëm ideja e qartë e biznesit dhe vullneti për ta realizuar atë që projekti të realizohej. Mbështetja financiare ishte po aq i rëndësishëm. Në atë periudhë dihej shumë pak mbi investitorët e Start-up-eve, kështu që sigurimi i të ardhurave për të filluar, ishte sfida e parë. Në kushtet e mësipërme, Eva dhe kolegia e saj vendosën t’ja nisin nga A-ja duke përdorur ato pak kursime të muajve të fundit.
“1 tabelë, 1 tavolinë, 5 karrige (të cilat nëna e saj i kishte sjell me autobuz urban pasi i kishte blerë), 3 nxënës (Rilind Hysenllari, Antonela Shehu dhe Geri Kuka) dhe shumë pasion për mësimdhënien pas një ekperience të vyer, mjaftuan që Academy of European Languages të hapë dyert në 4 Tetor 2013.
Starti i kësaj iniciative nuk ishte aspak premtues. Deri në fund të vitit 2013 nuk ishin bërë as 10 nxënës dhe e gjendur përballë kësaj vështirësie, kolegia e Evës vendosi të hiqte dorë nga Academy of European Languages (AEL).

Përballë faktit të kryer, Eva u vu përpara dilemës: Të zgjidhte nëse do të hiqte dorë edhe ajo nga ëndrra e saj apo të vazhdonte?. Vazhdimësia në këtë moment ishte fjalëkqyqi që duhej zgjidhur!
Eva, kishte besim tek vetja, kishte pasionin dhe diçka e brendshme e shtynte të vazhdonte të plotësonte ëndrrën e saj, që këtë fëmijë të lindur ta rriste dhe shëndetshëm madje.  Ndaj e mori vendimin të vazhdonte duke e shoqëruar me ide të tjera kreative si dhe e udhëhequr nga instikti dhe besimi se suksesi farkëtohet mes sakrificash. Kështu AEL mori një rrjedhë të re. Në fund dhjetori 2013 qendra AEL nisi veprimtaritë e para edukativo- kulturore. Muaj pas muaji organizohej një veprimtari e re, por në fokus kishte gjithmonë fëmijët të cilët ishin të kënaqur. Vit pas viti numri i nxënësve në qendrën AEL, u rrit ndjeshëm duke mundësuar zgjerimin me më shumë klasa dhe rrjedhimisht edhe stafit dhe numrit të gjuhëve të huaja.
Dy vitet e para më është dashur të punoj vetëm sepse ishte e pamundur të mbaja staf tjetër për shkak të numrit të vogël të nxënësve. Punoja nga e hëna në të hënë, pa orar. Duhet të isha sekretarja, mësuesja, pastruesja, administratorja. Nuk më shqetësonte aspak kjo, por vetëm fakti se nuk më dilte koha për t’i realizuar të gjitha detyrat që i caktoja vetes. Isha e angazhuar njëkohësisht edhe në një punë me kohë të plotë dhe kjo më kufizonte. Shpesh as gjumë nuk bëja, më gdhinte mëngjesi në AEL, por nuk hoqa dorë kurrë. AEL ishte si ajo foshnja e sapolindur për të cilën nëna nuk e ka opsion, por jetike kujdesin dhe rritjen. Dhe kështu ditë pas dite u rritëm bashkë për të mbushur sot 10 vjet” – thotë Eva Çota për startnews.al.
Çfarë i bën të vecanta aktivitetet
ekstrakurrikulare të AEL?
Çdo veprimtari e organizuar për fëmijët ka së pari një qëllim edukativ, e më pas edhe argëtues. Misioni ynë është që nëpërmjet gjuhëve të huaja të përcjellim dije dhe vlera që fëmijëve ju duhen për gjithë jetën. Në këtë kuadër do të veconim projektet më të fundit inovative me në qendër Start-upet. Edukimi i fëmijëve që në moshë të vogël për të ideuar dhe zhvillluar ide biznesi ka qenë risia më e fundit e sukssesshme e cila jo vetëm i përgatit fëmijët përt të ardhmen. Këto janë mbështetur gjithashtu nga Swiss EP, program i ambasadës Zviceriane që është në shërbim të Start-up-eve duke ofruar konsulencë të vazhdueshme sipërmarrësve të rinj. Në prezencë të ekspertëve të programit, nxënësit tanë patën mundësinë të ideojnë, projektojnë dhe zhvillojnë ide biznesi dhe t’i prezantojnë përpara tyre në një minutë (elevator pitch). Standarti i projekteve të tyre ishte i admirueshëm, i kombinuar gjithashtu edhe me nivelin e lartë gjuhësor të fëmijëve. Këto projekte ju kanë bërë të mundur fëmijëve që të zhvillojnë konceptin e sipërmarrjes si dhe ju kanë hapur rrugën për trajnime ku do të mund të thellojnë njohuritë mbi zhvillimin e ideve të biznesit. Vec kësaj, aktivitete të tjera janë realizuar në lidhje me ndërgjegjesimin për edukimin fizik, të ushqyerit, kujdesi për veten, etj. ku janë ftuar ekspertë të fushave përkatëse për të ndarë me fëmijët dhe prindërit këshilla dhe sugjerime dhe konsulta mjaft të dobishme.
Orët mësimore shpesh realizohen edhe jashtë ambienteve të klasës, dhe në përputhje me programin mësimor realizohen veprimtari të ndryshme, eksplorim i natyrës, vizitë në vende historike dhe kulturore. Të shpeshta janë edhe orët praktike në klasë ku fëmijët gatuajnë, modelojnë, aktrojnë e shumë aktivitete të tjera të cilat nxitin imagjinatën e tyre dhe i shërbejnë të mësuarit (learning by doing).
Asnjë veprimtari nga sa përmendëm më lart nuk do të ishte aq e suksesshme pa përgjegjshmërinë e lartë dhe kujdesin e vecantë të stafit të qendrës. Mësueset e AEL japin kontributin e tyre maksimal duke i kushtuar vëmendje cdo fëmije, dhe duke siguruar mbarëvajtjen e cdo projekti nga fillimi deri në fund. Puna në grup është celësi e suksesit. Këtë frymë bashkëpunimi stafi jua përcjell vazhdimisht edhe nxënësve duke dashur të përcjellë vlera dhe aftësi të rëndësishme për të ardhmen e tyre