‘Benzi’ përplasi fillimisht vajzën, pastaj djalin! Si ndodhi aksidenti te Kryeministria, një mjek që u gjend aty pranë u dha ndihmën e parë të lënduarve

0
632

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me aksidentin e rëndë sot në Tiranë, pranë Kryeministrisë, ku një mjet tip “Benz” përplasi në trotuar dy të rinj.

Mësohet se mjeti, i cili po vinte me shpejtësi tej normave të lejuara nga Liceu për te kryqëzimi i RTSH-së, ka dalë nga rruga duke përplasur çiftin e të rinjve që po ecnin përgjatë trotuarit. Fillimisht mjeti ka përplasur vajzën, më pas dhe djalin.

Fatmirësisht, në momentin kur ka ndodhur aksidenti, aty pranë është gjendur një mjek, i cili u ka dhënë ndihmën e parë. Më pas ata janë transportuar në Spitalin e Traumës.

Mësohet se gjendja e vajzës është kritike dhe se ajo i është nënshtruar operacionit.

Ndërkohë, dy të rinjtë që ndodheshin në mjet, janë shoqëruar në komisariat.

Policia dhe grupi hetimor ndodhe në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.