BallinaKronike“Djali kërkonte vetëm vajzën”, dëshmitari rrëfen skenën e rëndë të përplasjes së...

“Djali kërkonte vetëm vajzën”, dëshmitari rrëfen skenën e rëndë të përplasjes së çiftit pranë Kryeministrisë: Pamje horror, e reja ishte mbështetur pas murit

spot_img
spot_img

Dëshmitari okular i aksidentit të rëndë ndodhur një ditë më parë pranë Kryeministrisë në Tiranë, ka rrëfyer gjithë ç’ka parë.

Duke folur për News24, Edmond Muhametaj tha se ka qenë fare pranë vendngjarjes, dhe se mund të kishte qenë edhe ai i aksidentuar.

Ai tha se makina ka qenë me shpejtësi shumë të madhe dhe se nuk ka frenuar fare, por ka përplasur direkt çiftin e të rinjve që po udhëtonin në trotuar.

“Kaloja nga trotuari që të çon nga kryeministria tek RTSH, fati im qe që u vonua semafori dhe nëse do kisha kaluar pak sekonda më parë mund të isha unë i aksidentuari i asaj makine.

Ka pasur një goditje shumë të fortë, dhe kam parë skenën kur makina ka përplasur çiftin, dhe më pas është përplasur me murin. Skenë makabre. Tmerr, një zhurmë e tmerrshme, ulërima. Kur u afrova pashë djalin, aksidentuar në kokë, mbështetur pas murit, dhe thonte: Vajza! Mendova se mos ishte ndonjë fëmijë i vogël, por pas disa çastesh kam parë vajzën që makina e kishte përplasur dhe mbështetur pas murit, një skenë që nuk do e harroj kurrë.

Vajza ishte pothuajse pa ndjeja, komunikoi pak me djalin, ai e kërkonte gjatë gjithë kohës. Shoferi nuk ka frenuar fare. Policia erdhi shumë shpejt, shoferi nuk u largua nga vendngjarja. Edhe ambulanca ka ardhur shpejt. Mjeku që rastisi aty ka bërë mrekulli, kërkonte alkool, si duket donte të përmendte vajzën”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular