Tre agjentë të dyshuar të shërbimit të Mossad të Izraelit janë arrestuar në kufirin iraniano-afgan, pasi dyshohet se kanë tentuar të kryejnë sulme me dronë, njoftoi të dielën agjencia shtetërore e lajmeve iraniane IRNA.
Sipas tyre, tre shtetas iranianë të identifikuar si “agjentë të Mosadit” u kapën në zonat malore midis dy vendeve si rezultat i një operacioni të përbashkët nga Ministria iraniane e Inteligjencës dhe talebanëve.
Të arrestuarit thuhet se po planifikonin të lëshonin dron kamikazë nga kufiri afgan kundër objektivave në Iranin lindor. Ata pritet të transferohen në Iran për t’u marrë në pyetje.
Arrestimi i tyre vjen një javë pasi presidenti iranian Ebrahim Raisi tha se Izraeli kishte “kaluar vijat e kuqe”, duke iu referuar situatës në Gaza, ku Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) po vijojnë operacionet tokësore.