BallinaKronikeEMRI+FOTO/ Arrestohet 21-vjeçari që përplasi 2 të rinj në trotuar

EMRI+FOTO/ Arrestohet 21-vjeçari që përplasi 2 të rinj në trotuar

spot_img
spot_img

Policia njoftoi mbrëmjen e kësaj të diele se arrestoi një 21-vjeçar të identifikuar si Jorgaq Thëngjilli. që drejtonte automjetin tip Benz dhe që aksidentoi rëndë 2 të rinj gjatë paradites në trotuarin pranë kryeministrisë. Ai i është nënshtruar testimit për alkool apo drogë, por ka rezultuar negativ. I riu është ndëshkuar edhe më herët për shpejtësi tej normave në zonat e banuara. Sot ai doli nga rruga dhe përplasi në trotuar dy kalimtarët e rinj. Të plagosurit janë në spital në gjendje të stabilizuar. Thëngjilli ishte gjobitur më 23 korrik për tejkalim të shpejtësisë në zona të banuara.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin J. Th., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Ky shtetas, ditën e sotme, në rrugën “Ismail Qemali”, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dyshohet për shkak të shpejtësisë mbi normat e lejuara, dhe ka aksidentuar shtetasit D. K., dhe K. D., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit i është nënshtruar testit me “Drager” dhe “AquilaScan” dhe ka rezultuar që nuk kishte konsumuar pije alkoolike, apo lëndë narkotike. Ky shtetas është ndëshkuar më përpara për mos-rregullim shpejtësie në qendrat e banuara. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale” – thuhet në njoftimin e policisë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular