BallinaAktualitet"Partizani"/ Berisha sot duhet të paraqitet te oficerja e policisë gjyqësore. Por...

“Partizani”/ Berisha sot duhet të paraqitet te oficerja e policisë gjyqësore. Por çfarë ndodh nëse nuk shkon?

spot_img
spot_img

Ish-kryeministri Sali Berisha duhet të paraqitet këtë të hënë përpara oficeres së policisë gjyqësore në SPAK. Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme, Sali Berisha, dy herë në muaj, të hënën e parë dhe të tretë e ka të detyruar të shkojë në SPAK.

Pra këtë të hënë datë 6 nëntor ai duhet të jetë në orar fiks te oficerja e policisë gjyqësore. Nëse nuk shkon, atëhere Gjykata e Posaçme mund të marrë masë më shtrënguese për Berishën.

Sipas nenit 231 të Kodit të Procedurës Penale, në rastet kur ka shkelje të masave të sigurimit, gjykata mund të vendosë një masë tjetër me të rëndë

“1. Në rast shkelje të detyrimeve që lidhen me një masë sigurimi, gjykata mund të vendosë zëvendësimin ose bashkimin me një masë tjetër më të rëndë, duke mbajtur parasysh rëndësinë, motivet dhe rrethanat e shkeljes. Për shkeljen e detyrimeve që lidhen me një masë ndaluese, gjykata mund të vendosë zëvendësimin ose bashkimin me një masë shtrënguese”, shkruhet te nenin 231 të Kodit të Procedurës Penale.

Por ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se nuk do të paraqitet. Mbetet të shikojmë se çfarë vendimi mund të marrë gjyqtarja e posaçme nëse Berisha nuk paraqitet, por burimet thonë se do ti vendosin arrest shtëpie.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular