BallinaEkonomiProjektligji për dëftesat tregtare, fermerëve do t’u sigurohet kolateral kredie nga produktet...

Projektligji për dëftesat tregtare, fermerëve do t’u sigurohet kolateral kredie nga produktet e ardhshme bujqësore dhe të magazinuara

spot_img
spot_img

Fermerët pritet të përdorin produktet e magazinuara edhe ato në prodhim e sipër si kolateral për përfitim kredie.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka propozuar projektligjin “Për dëftesat tregtarë mbi produktet bujqësore”.

Përmes projektligjit të ri fermerët do të kenë të drejtën të pajisen me dëftesa tregtare për produktin bujqësor të ardhshëm dhe atë të magazinuar, përmes të cilave u sigurohet financim paraprak, si dhe garantim i kreditorit për t’u paguar në lekë apo në natyrë, me produktin bujqësor të ardhshëm

Procedura për lëshimin e këtyre dëftesave tregtare është parashikuar të jetë elektronike, në platformën shtetërore e-Albania, pa tarifa, duke kryer në të njëjtën kohë online edhe regjistrimin si barrë siguruese të këtyre dëftesave.

Dëftesat tregtare mbi produktin bujqësor të ardhshëm, përveç elementëve të domosdoshëm, që duhet të përmbajë dëftesa tregtare, parashikojnë edhe garancitë që ka kreditori për ta marrë shumën e investuar në produktin bujqësor të ardhshëm, si dhe mundësia për ta monitoruar kolateralin e kësaj dëftese.

Ndërsa dëftesa tregtare mbi produktin bujqësor të magazinuar lëshohet me kërkesën e depozituesit të produkteve bujqësore, pasi e ka lidhur një kontratë me magazinuesin. Terminologjia ligjore në lidhje me kontratën e magazinimit është e unifikuar me atë të Kodit Civil. Nisur nga rëndësia që kanë këto magazina, si subjekte të zinxhirit ushqimor, por dhe financiar me lëshimin e këtyre dëftesave tregtare është parashikuar edhe kompetenca e Këshillit të Ministrave, që të miratojë me vendim kushtet minimale, të detyrueshme për t’u zbatuar nga magazinuesi, në mënyrë që të lëshojë dëftesa tregtare.

Drafti i publikuar në konsultimet publike synon të sigurojë sa më shumë financimi për bujqësinë , por edhe të formalizojë marrëdhëniet mes fermerit dhe grumbulluesit të produkteve bujqësore, duke mundësuar që fermeri të paguhet për produktin, që në çastin e grumbullimit apo në një moment më të vonë, kur çmimi i shitjes së produkteve të jetë më i lartë.

“Në mungesë të një ligji i cili rregullon dhe ofron mbrojtje në mënyrë të posaçme për fermerin është konkluduar se në këtë marrëdhënie shpesh blerësi abuzon me pozicionin e tij p.sh si në rastin e ngritjes së pretendimeve lidhur me cilësinë, sasisë etj. të produktit bujqësor duke i përdorur si mënyrë për të ulur çmimin real. Duke pasur në vëmendje këto problematika, si në aspektin financiar po kështu edhe në mungesën e një mbrojtje ligjore në marrëdhëniet tregëtare për produktet bujqësore të ardhshme që fermerët në Shqipëri hasin, lindi domosdoshmëria e propozimit të një politike të re”, thuhet në raportin e vlerësimit të projektligjit “Për dëftesat tregtare mbi produktet bujqësore”.

Ky projektligj hartohet për herë të parë në vendin tonë. Një ligj i ngjashëm është miratuar në Ukrainë në 2012, bazuar në modelin e sukseshëm të Brazilit, për të ndihmuar me financime fermerët e mesëm dhe të vegjël. Në relacion theksohne se në Shqipëri gjatë procesit të hartimit të draftit është punuar paralelisht dhe në bashkëpunim me ekipet e ngritura në shtetet fqinje për hartimin e të njëjtin ligj si në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, duke synuar një rregullim juridik gati të njëjtë, për instrumentet financiare mbi produktet bujqësore, në të tre vendet.

Me anë të projektligjin synohet:

  • Të sigurohen sa më shumë financime në bujqësi.
  • Të pajisen fermerët me dëftesën tregtarë, me qëllim përfitimin e kredive bankare më përqindje më të ulët brenda një afati 3 vjeçar. Zbatimi i kësaj objektive bëhet i matshëm përmes numrit të dëftesave tregtarë të lëshuara, për periudhën 3 vjeçare nga momenti i ngritjes dhe funksionimit të regjistrit elektronik në sistemin e-Albania.
  • Të rregullohen ligjërisht marrëdhëniet tregtare duke rritur sistemin e gjurmushmerisë së produkteve bujqësore nga ferma në tavolinë në të njëjtën kohë brenda 3 viteve. Njësi matëse mund të jetë rritja e numrit të fermerëve të pajisur me kartën e fermerit duke mbështetur kështu rolin e fermerit përmes formalizimit të tij.
  • Të sigurohet pagesë e shpejtë dhe e drejtë për fermerin për produktin bujqësor të ardhshëm dhe atë të magazinuar.
  • Të krijohet një sistem kolaterali bujqësor nëpërmjet produktit bujqësor të ardhshëm apo atij të magazinuar. Matje e kësaj objektive mund të kryhet duke rritur bashkëpunimin me bankat, për marrjen e informacionit sa është arritur të përdoret produkti bujqësor përmes dëftesës tregtarë si kolateral për një periudhë të paktën 5 deri 10 vite nga momenti i miratimit të ligjit. Monitor

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular