ROMË-Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministrja e Italisë Georgia Meloni kanë dhënë një konferencë për mediat mbi vizitën e sotme në Itali. Dy kryeministrat kanë njoftuar firmosjen e marrëveshjes për përballimin e refugjatëve.
Rama u shpreh se marrëveshja vjen për faktin e vetëm sipas tij, se Italia ka qenë mikpritëse ndaj shqiptarëve që nga eksdoi i viteve ’90. Meloni nga ana tjetër është shprehur se një qendër pritjeje për emigrantët do të ndërtohet në Portin e Shëngjinit dhe pritet të hapet pranverën e ardhshme.
“Qysh nga fillimi ne nuk do ta bënim këtë marrëveshje me asnjë vend tjerër të BE-së sepse ka një ndryshim, të madh me një ndryshim historik kulturor dhe gjithashtu edhe emocional që lidh Shqipërinë me Italinë dhe shqiptarët me italianët.
Nuk besoj që ne nuk do të jemi në gjendje që në vitet që do vijnë për të parashikuar vitet që mund të kemi përpara për të paguar atë borxhin që kemi drejt Italisë, dhe popullit të Italisë, për atë që kanë bërë për ne, nga dita që kemi mbërritur në këtë anë të bregut. Nëse Italia thërret, Shqipëria përgjigjet.”-u shpreh Rama.
Meloni shtoi gjatë konferencës për media me kryeministrin shqiptar se bashkëpunimi midis dy vendeve është i frytshëm dhe iniciativa që ka rezultuar sot në marrëveshje është nisur 1 muaj më parë.
“Ky bashkëpunim bëhet akoma më e frytshëm. Një muaj më parë në një takim që kemi parë, kemi pasur dhe iniciativa në lidhje me migrimin që të marrim iniciativa të përbashkëta. Ky fenomen nuk luftohet vetëm.
Kemi punuar së bashku për të forcuar bashkëpunimin dhe fikson tre objektiva, luftën kundër trafikut të paligjshëm, jo vetëm pritjes së refugjatëve, dhe Shqipëria do të japë mbështetjen e saj, ndërsa Italia mund të operojë me financime për të bërë këtë lloj seleksionimi. Refugjatët do të mbeten në këto territore dhe do të seleksionohen. Për numër popullsie, kemi 3 mijë persona, sipas në regjimi të caktuar.
Ky fluks mund të arrijë deri në 36 mijë persona dhe kjo marrëveshje nuk përfshin të miturit, gratë shtatzëna dhe grupet vulnerable. Juridiksioni i këtyre qendrave do të jetë në Portin e Shëngjini, do të realizohet një qendër e pritjes dhe screening dhe do të ketë një strukturë tjetër, ndërsa pjesa shqiptare do të merret me kontrollimin dhe observimit. Marrëveshje të tjera do të ndjekin më pas. Në lidhje me këtë lloj bashkëpunimi. Kemi qëllim që të jetë operative pranverën e ardhshme”, tha Meloni.