Një 53-vjeçar është gjetur pa jetë në anë të rrugës në aksin e vjetër Laç-Milot.
Sipas Policisë, dyshohet se ngjarja është aksidentale dhe se viktima mund të ketë qenë duke lëvizur në këmbë në gjendje të dehur, e si pasojë është rrëzuar duke dëmtuar pjesën e kokës, përplasje kjo që mund t’i ketë kushtuar humbjen e jetës.
Efektivët konfirmojnë se dëshmitë e para mbi ngjarjen janë marrë dhe po vijon hetimi për zbardhjen e plotë.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 18:00, në aksin e vjetër rrugor Laç-Milot, në afërsi të Uzinës, dyshohet që shtetasi L. K. 53 vjeç, banues në Milot, duke lëvizur në këmbë në anë të rrugës, në gjendje të dehur, është rrëzuar përtokë dhe është dëmtuar në pjesën e kokës, ku si pasojë ka humbur jetën.
Nga veprimet hetimore paraprake të kryera si kqyrja e vendit të ngjarjes, kqyrja e pamjeve filmike të administruara, dëshmitë e marra si dhe kqyrja e jashtme e kufomës, rezultoi se ngjarja është aksidentale.
Trupi i 53-vjeçarit është dërguar pranë IML Tiranë për ekspertim mjeko-ligjor, ndërsa grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të zbardhjes së ngjarjes.