BallinaKryesoreVetting politikanëve/ Basha depoziton p/ligjin në Kuvend: Do hetojmë pasurinë e familjarëve,...

Vetting politikanëve/ Basha depoziton p/ligjin në Kuvend: Do hetojmë pasurinë e familjarëve, të rrethit shoqëror e lidhjet me krimin

spot_img
spot_img

Kryetari i PD, Lulzim Basha çon në Kuvend projektligjin për vetingun. Do hetohet pasuria dhe lidhjet me krimin e të gjithë politikanëve

NJOFTIM PËR MEDIAN
Përmes një video live në Facebook, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, njoftoi se ka depozituar projektligjin për Vettingun në politikë. Sipas Bashës, dy janë parimet që zbatohen në këtë projektligj: i pari, ndiq paranë. Pra sipaa këtsaj nisme, paraja e korrupsionit, paraja e politikanit të korruptuar e fshehur në çdo lloj forme dhe mënyre të mundshme, gjurmohet përmes instrumentave që i jepen autoritetit kundër luftës së korrupsionit. Thënë ndryshe, një ILDKP e reformuar dhe e fuqizuar.

KOMUNIKIMI I PLOTË I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA NË FACEBOOK

Sot kam depozituar në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin për vettingun e politikanëve. Ashtu siç e patëm njoftuar para disa javësh, grupi i punës i Partisë Demokratike, juristët më të mirë që kemi, ka bërë gati një projektligj që mundëson kontrollin e detajuar të pasurisë të çdo politikani, të rrethit të tij familjar dhe shoqëror, si dhe lidhjet e papërshtatshme apo thënë ndryshe, mundësinë e bashkëpunimit të një politikani me krimin e organizuar.

Dy janë parimet që zbatohen në këtë projektligj: i pari, ndiq paranë. Pra paraja e korrupsionit, paraja e politikanit të korruptuar e fshehur në çdo lloj forme dhe mënyre të mundshme, gjurmohen përmes instrumentave që i jepen autoritetit kundër luftës së korrupsionit. Thënë ndryshe, një ILDKP e reformuar dhe e fuqizuar.

Së dyti, sa i takon lidhjeve kriminale, i jepen kompetenca të njëjtit autoritet që në bashkëpunim me SPAK-un, me BKH-n, me shërbimet inteligjente, të vërtetojnë nëse një politikan gënjen ose thotë të vërtetën kur deklaron çdo vit me detyrim, se nuk ka kontakte të papërshtatshme. Thënë ndryshe, kontakte me botën e krimit të organizuar.

Ky është një model i cili është në përputhje totale me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, me Kartën Europiane e të Drejtave të Njeriut, po në të njëjtën kohë mundëson që politikanët shqiptar t’i nënshtrohen të njëjtit kontroll të cilët i nënshtrohen sot magjistratët, pra gjyqtarët, prokurorët, po kështu dhe punonjësit e policisë dhe të gardës së Republikës.

Projektligji është depozituar, nuk ka më asnjë alibi. Tani është momenti që përmes votës së tyre, çdo deputet i Kuvendit të Shqipërisë të shorehet e të mos fshihet. Dhe përmes votës për ligjin për vettingun e politikanëve, t’i tregojmë shqiptarëve se kush janë politikanët e korruptuar, që duhen larguar e të lënë mandatin e tyre. Kush janë politikanët e lidhur me krimin, nuk mundet më të qëndrojnë e të mbrojnë interesat e publikut, por në fakt po mbrojnë interesat e atyre që i kanë sjell. Dhe të pastrojmë politikën për t’i dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve një politikë të pastër nga korrupsioni dhe nga lidhjet me krimin e organizuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular