Kristjan Asllani po kalon një moment mjaft pozitiv në karrierën e tij, kur duket se gjërat po shkojnë në rrugën e duhur dhe përveç aktivizimit si protagonist me Kombëtaren po bëhet i tillë edhe me Interin. Por nëse gjërat nuk shkojnë si duhet në karrierën e tij, mesfushori shqiptar mund të mendojë ndoshta edhe për një karrierë në muzikë.
“Talentin e fshehtë” të Asllanit e ka zbuluar shoku i tij i skuadrës, Davide Fratezi, me të cilin Asllani ka kaluar disa orë pushimi sot, në ditën që trajneri Inzagi u kishte lënë të lirë futbollistëve pas fitores ndaj Atalantës.
Mesfushori i Interit ka filmuar lojtarin shqiptar teksa niste makinën dhe këndonte një këngë rap nga Sfera Ebbasta, duke e zënë në befasi Asllanin, video të cilën e publikoi më pas në rrjetet sociale për ndjekësit e tij.