Momente paniku pushtuan sfidën mes Tomorit dhe Burrelit, e vlefshme për javën e 10-të të Kategorisë së Parë. Pas një përplasje kokë më kokë mes dy lojtarëve të Burrelit, Florenc Ferruku bie pa ndjenja në fushën e lojës në minutën e 20’ të takimit.
U desh ndërhyrja e të dyja stafeve mjekësore për të përmendur futbollistin, i cili më pas u shoqërua me ambulancë drejt spitalit rajonal.