BallinaOP ED10 vjet AEL/Themeluesja Eva Çota: Do vazhdojmë të punojmë me përkushtim duke...

10 vjet AEL/Themeluesja Eva Çota: Do vazhdojmë të punojmë me përkushtim duke frymëzuar ndryshim pozitiv

spot_img
spot_img

Nga Eva Çota
(
Themeluese e ACADEMY OF EUROPEAN LANGUAGES – AEL)
Të nderuar pjesëmarrës, miq, dashamirës, prindër, nxënës, studentë, partnerë të AEL ndër vite. Faleminderit që jeni këtu me ne për të festuar një dekadë të Academz of European Languages. Pavarësisht kushteve të motit aspak të favorshme apo inkurajuese, prezenca e të gjithëve ju këtu sot është shumë domethënëse dhe dëshmi e dashurisë për
dijen dhe edukimin.
Një pjesë e juaja më njohin, dhe për ata që nuk më njohin, më lejoni të prezantohem. Unë jam Eva Çota, themeluese e AEL. Vij nga një fshat i vogël i Librazhdit i quajtur Hotolisht. Prindërit e mi vendosën të transferohen në Tiranë në vitin 2002 në kërkim të mundësive më të mira të edukimit për mua dhe motrat e mia. Babi im, dritë pastë, e shpenzoi pjesën më të madhe të jetës së tij në emigracion për të siguruar të ardhura për një jetesë më të mirë për në, e ndërsa mami u kujdes për mirërritjen dhe edukimin tonë, dhe kjo e fundit ka qenë kryefjala e çdo dite për mua dhe motrat e mia për shumë vite, edhe pas mbarimit të
universitetit.
Une jam arsimuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i gjuhëve të huaja, Bachelor dhe Master në degën Anglisht, e më pas ndoqa studimet Master në Universitetin Polis në degën Administrim Biznesi, Marketing.
Një vit pas përfundimit të universitetit, në vitin 2013, unë së bashku me një kolege në atë kohë, vendosëm të fillonim Academy of European Languages, nga pasioni që kishim të dyja për mësimdhënien dhe nga dëshira për të qenë më të pavarura. Kushtet financiare nuk kanë qenë më optimalet për të nisur një sipërmarrje, por me një vlerë modeste prej 45.000 lekësh në atë kohë, ne ia dolëm të hedhim hapin e parë. Kolegia vendosi të heqë dorë shumë shpejt dhe të largohet nga sipërmarrja, por mua ky hap më ndryshoi jetën time përgjithmone. Vit pas viti unë nuk kam dhënë thjesht mësim, por edhe kam marrë mësime jete të cilat më kanë rritur profesionalisht e personalisht dhe me kanë bërë të kuptoj se kam privilegjin të ndryshoj botën përmes edukimit.

Çfarë është bërë nder vite që ka sjellë vlerë në komunitet – aktivitetet ekstrakurrikulare

– Përpos ofrimit të arsimit cilësor, janë adresuar probleme që prekin prindërit dhe fëmijet dhe janë ofruar mundësi dhe hapësira për zgjidhjen e tyre, duke synuar të krijojmë impakt afatgjatë jo vetëm drejtperdrejt tek nxënëxit e studentët por edhe më gjerë në komunitet. Kemi punuar me projekte ndërgjegjësuese dhe edukuese për nxënësit e prindërit në fusha
të ndryshme si shëndeti mendor, aktivizmi social,teknologjia, mjedisi, koha e lirë, arti, sporti, etj.

– Nëpërmjet ‘experiential learning’ kemi ofruar një qasje më inovative të të mësuarit të gjuhëve të huaja duke e transormuar përvojën tradicionale në një përvojë më tërheqëse, përfshirëse dhe funksionale në të cilën nxënësi është kurioz dhe i angazhuar për të eksploruar veten dhe mjedisin përreth në funksion të zhvillimit të tij.

Jo vetëm qe nuk kemi rreshtur së punuari e së krijuari projekte inovative dhe të bukura për fëmijët, por e kemi rritur numrin e tyre vit pas viti. Këto projekte ekstrakurrikulare prej vitit 2022, realizohen nën emrin Peter Pan Kids Club.
Ne jemi në mënyrë të pandërprerë të angazhuar për të ofruar arsim cilësor për nxënësit tanë, duke sjellë ndryshime pozitive në komunitet por edhe më gjerë në tregun e punës, më një staf të mrekullueshëm mësuesish të rinj, energjikë dhe të dedikuar ndaj punës së tyre.

Për të mos e zgjatur më shumë, dua të shpreh se ky 10-vjetor nuk më përket veçmua. Ky përvjetor i përket të gjithëve në këtë sallë që bësojnë në forcën e edukimit për të ndryshuar botën. Ky 10-vjetor është veçanërisht simbol i ëndrrave të mëdha të vajzave të vogla që punojnë, guxojnë dhe nuk heqin dorë.
Ky 10-vjetor le të shërbejë si një frymëzim për të gjithë fëmijët, sidomos për të gjitha vajzat e vogla në këtë sallë e përtej saj se ato mund t’ja dalin, duke punuar, duke besuar te vetja, duke u bërë të pavarura e duke aspiruar të kapin majat në gjithçka duan të arrijnë sepse munden.

AEL do vazhdojë të punojë me përkushtim duke frymëzuar ndryshim pozitiv në shoqërine shqiptare, për të paktën edhe një dekadë.

Se fundmi, për çdo gjë që kemi arritur dhe jemi këtu sot, do doja të falenderoja: klientet e parë që na besuan, nxënësit e parë, komunitetin përreth, miqtë dhe dashamirësit, motrat dhe prindërit e mi, veçanerisht babin i cili ka qene mbështetësi im më i madh dhe përherë më ka bërë të besoj se me punë të parreshur dhe vendosmëri mund të arrij çdo gjë.

E fundit por jo më pak e rëndësishme, falenderime dhe mirënjohje për Esmerina Hidrin, për kontributin e çmuar në realizimin e këtij eventi sot që nga ideimi e moderimi, deri në fleksibilitetin për të ndryshuar gjithçka në momentin e fundit duke u kujdesur që çdo gjë të shkojë mirë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular