Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka ironizuar reagimin e Partisë Demokratike lidhur me marrëveshjen e arritur mes Shqipërisë dhe Italisë për pritjen e refugjatëve. Përmes një postimi në Facebook, Ndreu shkruan se “askush nuk duhet t’ia qajë hallin Lezhës, pasi sepse priti 4000 afganë dhe nuk u prek një fije bari, përkundrazi kush punoi për trajtimin e mirë të tyre bëri lekë nga puna.”
Më tej, duke iu drejtuar deputetëve të opozitës kryebashkiaku shkruan:
“Edhe ata që do vijnë në Lezhë nga Afrika përmes Italisë kanë më shume shanse ta marrin pushtetin në Shqipëri se sa ju!”
Mesazhi i plotë i kreut të Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu:
Po lexoj qe raca e bardhe ariane e shtate PD-ve pa vule, po ama akoma me nam e me nishan, ka hallin e zezakeve nga Afrika qe do pushtojne kalane e Lezhes dhe pastaj do marrin pushtetin ne Shqiperi!
Dua t’iu them qe e para mos i qaje kush hallin Lezhes sepse priti 4000 afgane dhe nuk u prek nje fije bari, perkundrazi kush punoi per trajtimin e mire te tyre beri leke nga puna. E dyta mos u merrni me ngjyren e lekures se te tjereve po shikoni me mire ziftin e zullumeve qe ju kane bere te pavotushem.
E fundit, ne nje pike keni te drejte: Edhe ata qe do vijne ne Lezhe nga Afrika permes Italise kane me shume shanse ta marrin pushtetin ne Shqiperi se sa ju! Ketu as une s’kam argument kunder, keshtu qe kujdes mos grisni edhe pantallonat kur kacavirreni neper penxheret e Kuvendit sic griset ne shtate copa flamurin e PD-se!