BallinaKryesore"Ju raca e bardhë e PD"/Anëtarja e Këshillit Bashkiak Lezhë Alfrida Dedgjonaj...

“Ju raca e bardhë e PD”/Anëtarja e Këshillit Bashkiak Lezhë Alfrida Dedgjonaj – Pjerin Ndreut: Gjuha jote e turpshme…

spot_img
spot_img

Kreu i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu sot me anë të një statusi ka shkruar rreth kampit të azilantëve që do të bëhet në Shëngjin, duke shigjetuar ata që janë kundër këtij vendimi. Kjo pasi PD ka kërkuar një interpelancë në kuvend me kryeministrin.
I menjëhershëm ka qënë dhe reagimi nga ana e PD, nga anëtarja e kryesisë së PD Alfrida Dedgjonaj, e cila është dhe pjesë e këshillit bashkiak në bashkinë Lezhë. Dedgjonaj e etiketon Ndreun si një shërbëtor të Edi Ramës.

REAGIMI I ANËTARES SË KËSHILLIT BASHKIAK LEZHË, ANËTARJA E KRYESISË SË PD, ALFRIDA MARKU DEDGJONAJ

Gjuha e turpshme, arrogante dhe përçmuese e atij që duhet të përfaqësojë qytetarët e Lezhës dhe interesat e tyre, është e dënueshme dhe nuk përbën argument.
Nëse kryebashkiaku është shërbëtor i devotshëm i kryeministrit e jo i qytetarëve të Lezhës, është çështje e tij, por qytetarët presin dhe meritojnë transparencë, sepse kjo çështje intereson së pari për ata.

Për këtë arsye, ata që janë përgjegjës për shpopullimin për shkak të korrupsionit dhe keqqeverisjes, bëjnë mirë të informojnë dhe pyesin qytetarët, përpara se të shpërdorojnë hapësirën dhe autoritetin publik me romuze që i kanë hije shfaqjeve të ulëta, e jo çështjeve me interes kombëtar.

Partia Demokratike ka kërkuar interpelancë për këtë çështje, sepse qytetarët nuk mund të gjenden përballë faktit të kryer apo të jenë spektatorë të agjendës personale të Edi Ramës. Ne jemi në krah të njerëzve dhe do të jemi zëri i tyre në këtë çështje me interes për çdo shqiptar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular