Nga Sidi Hasanaj
Vetingu në politikë i propozuar prej kohësh nga Lulzim Basha dhe i depozituar së fundmi në kuvend si projektligj është një mekanizëm juridik, i cili duhet parë si komplementar me reformën në drejtësi dhe dekriminalizimin.
Nëse kemi një sistem politik kompleks të infektuar në korrupsion, krim dhe pastrim parash me oligarkët, atëherë proporcionalisht duhet të jetë dhe kura për këtë sistem.
Shkatërrimi i këtij sistemi nuk mund të bëhet kurrsesi vetëm nga një instrument apo institucion, por nga një bashkëpunim instrumentesh anti- korrupsion dhe anti-krim.
Politikanët të cilët disa në pushtet e disa në opozitë, bashkëpunojnë ngushtësisht në pasurimin e tyre, në kalcifikimin e status quos së tyre në këtë sistem, duhet të krijohet një inatrukent që ti kaloj në sitë dhe të skrutinoi pasurinë e tyre, interesat e tyre politiko-ekonomike dhe mbështetjen që kanë nga krimi.
Ky instrument do ishte asistuesi ideal më pas për drejtësinë dhe SPAK.
Por kush është projektuesi dhe propozuesi i Dekriminalizimit në Parlament? Kryetari i Partisë Demokratike dhe njeriu më i sulmuar kët dy vitet e fundit nga rrethi vicioz i tranzicionit, politikë-oligarki-media, Lulzim Basha.
Kush është sot i vetmi politikanë që mbështet pa asnjë rezerve reformën në drejtësi dhe SPAK? Po Lulzim Basha dhe formacioni politik që ai drejton, Partia Demokratike.
Pra, janë 3 indicie si Dekriminalizimi , përkrahja e SPAK dhe Vetingu në politikë, që së bashku krijojnë një provë të qartë dhe të fortë:
Basha dhe PD ndryshe nga Rama-Berisha-Meta duan një shtet të drejtë, jo një pushtet absolut.
Nuk është rastësi që po i njëjti politikan harton dhe Dekriminalizimin, dhe Vetingun në politikë dhe është i vetmi lider aktual që përkrah SPAK… është prova e vizionit dhe qëllimit të tij:
Shtetit Ligjor i ndërtuar mbi drejtësinë, larg krimit, larg oligarkëve dhe larg duarve të pista të autokratëve kryeministra.
Është shumë e bukur ti vëzhgosh nga larg, trekëndëshi Rama-Berisha-Metaj sulmojnë SPAK, sulmojnë Dumanin, sulmojnë ndërhyrjen e SHBA në Shqipëri dhe kundërshtojnë Vetingun në Politikë… të tre njësoj!
Këtij trekëndëshi, Basha i ka vendosur përballë trekëndëshin Dekriminalizim- SPAK, (përkrahje pa rezerva), – Veting në Politikë.
Është akti politik më domethënës për të kuptuar qartë, kush janë liderët tanë politikë!