Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se janë të vendosur dhe qëndrojnë së bashku me kolegët opozitarë në aksionin e tyre.
Meta theksoi se përgjegjëse e kësaj krize të bllokimit pothuajse total të Kuvendit është “vetëm drejtimi i telekomanduar nga kryeministri i shumicës parlamentare”.
Ilir Meta: “Përgjegjëse e kësaj krize të bllokimit pothuajse total të Kuvendit, është vetëm drejtimi i telekomanduar nga kryeministri i shumicës parlamentare.
PL qëndron e vendosur në gjithë këtë aksion të opozitës për të vendosur të gjitha të drejtat Kushtetuese të Parlamentit dhe opozitës, sa i takon komisioneve hetimore, përfaqësimit të duhet të opozitës në komisioni e reformës zgjedhore, dhe së treti zhbllokimit në parlament të projektligjeve të opozitës që bllokohen nga mazhoranca.
PL është e vendosur dhe qëndron së bashku me kolegët opozitarë.”