BallinaKronike“Shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera”, GJKKO shpall të pafajshëm...

“Shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera”, GJKKO shpall të pafajshëm 7 zyrtarët e Drejtorisë së Stampimit të Targave

spot_img
spot_img

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur të pafajshëm 7 personat e arrestuar nga SPAK në Drejtorinë e Targave dhe Shtypshkrimit Durrës për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shkelje e barazisë në tendera” e kryer në bashkëpunim.

Çështja ndaj 7 të pandehurve u dërgua për shqyrtim në nëntor të vitit 2022, ndërsa dje GJKKO ka marrë vendimin për shpalljen të pafajshëm të të pandehurve.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 22.11.2021 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të çështjes penale me Nr. 293 të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurve A.G, N.D, Xh.D dhe Y.S akuzuar për figurën e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal, si dhe në ngarkim të të pandehurve E.M dhe E.H akuzuar për figurën e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 paragrafi i parë e 25 i Kodit Penal. Pasi shqyrtoi kërkesën e prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (seanca paraprake) me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, me vendimin Nr. 6/67 Regjistri Themeltar, datë 20.11.2022 vendosi: dërgimin e çështjes për gjykim. Gjykimi i kësaj çështje u zhvilluar me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Rudina Palloi dhe Irena Gjoka, bazuar në nenet 25, 248 dhe 258 të Kodit Penal, nenet 388/1 shkronjat a) dhe b) dhe 485 të Kodit të Procedurës Penale, vendosi:

Deklarimin e pafajshme të të pandehurës A.G, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 248 – 25 i Kodit Penal, pasi në zbatim të nenit 388/1 shkronja “a” dhe “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk provohet se ekziston dhe fakti nuk përbën vepër penale. I njëjtë është arsyetimi edhe për personat e tjerë që kanë shkuar në gjykim, ndërkohë që GJKKO thotë se fakti penal nuk provohet se ekziston për asnjë prej të hetuarve. Në vendim thuhet edhe se kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular