Kryetarja e Komisionit të Edukimit dhe Medias, Flutura Açka ka hedhur akuza për një marrëveshje “djallëzore” mes palëve për të bllokuar zhvillimin e mbledhjeve.
Duke iu referuar ngjarjeve të ditës së sotme, kur deputetët e opozitës bllokuan sërish mbledhjen e komisionit, Açka thotë se nuk është noterë e marrëveshjes së karrigeve.
“Dera e sallës së komisionit u bllokua me karrige rebelistësh”, shkruan Açka.
Reagimi i plotë i Flutura Açkës:
Unë nuk jam Notere e “Marrëveshjes së Karrigeve”, por Kryetare e Komisionit për Edukim, znj. Kushi!
Puç i RI fashist në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik. Kinse, dera e sallës së komisionit u bllokua me karrige rebelistësh.
Asnjë përqarje ankuese nuk e përligj mbledhjen online të Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, të paracaktuar për të filluar sot nē orën 13.00.
Skenari ka qenë i parapërgatitur (mes palëve në interes) qysh mbrëmë. Unë duhet vetëm të vija firmën, t’ua legjitimoja “Marrëveshjen e Karrigeve”.
Ja ora kur jam njoftuar për skenarin e parapërgatitur.
Sot, ora: 11.47
Nga e dinin këta mbrëmë se ç’do të ndodhte sot?! Qëllimi ka qenë i qartë: Kalimi online, pa debat, pa shpjegimet publike për dështimet, pa përfshirë zërin e Opozitës në Projekt-buxhetin e vitit 2024.
Unë e denoncoj publikisht këtë marrëveshje djallëzore kundër mirëqenies së shqiptarëve.