Partizani ka marrë fitoren e gjashtë radhazi në kampionat, duke konfirmuar edhe një herë formën e mirë. Të kuqtë triumfuan pastër 4-1 ndaj Vllaznisë, në ndeshjen e luajtur në “Arenën e Demave”. Një gafë e mysafirëve sjell golin e parë të vendasve nga kryeqyteti. Goli i Rrapaj zhbllokoi llogaritë, me tifozët që nuk hezituan të shpërthejnë në festë. Shkodranët reaguan në minutën e 33-të, falë Bekim Balaj.
Në fundin e fraksionit të parë, të besuarit e Abilaliaj realizuan 2 herë, përkatësisht me Preka dhe Mehmeti. Në fillimin e pjesës së dytë gjërat u lehtësuan ndjeshëm për Partizanin, teksa edhe Gueye vendosi emrin në listën e golashënuesve. Në minutat e mbetura, djemtë e Qatim Osmanit e patën të pamundur të ndryshonin fatin e takimit.