BallinaSportVIDEO/ Sulmuesi i kombëtares mahniti me golin me thembër, në Itali kujtojnë...

VIDEO/ Sulmuesi i kombëtares mahniti me golin me thembër, në Itali kujtojnë magjitë e “specialistit” Zlatan Ibrahimoviç

Marvin Çuni ka vendosur sot emrin e tij mes golashënuesve të Serisë A me një paraqitje mbresëlënëse ndaj Empolit. Ai pa t’i anulohej një gol në pjesën e parë të sfidës për pozicion jashtë loje, por i dha avantazhin Frozinones me një gol edhe më spektakolar.

Pasi mori një asist nga Ibrahimoviç në të majtën, ai me thembër çoi sferën në rrjetë, duke mposhtur portierin e Kombëtares, Etrit Berisha.

SHIH VIDEON

Një gol padyshim spektakolar, i vlerësuar në rrjetet sociale dhe që i ka kujtuar shumëkujt specialistin e golave me thembër, Ibrahimoviç. Jo Arijoni i cili i dha asistin, por Zlatan, i cili në karrierën e tij ka shënuar të tillë me skuadra të ndryshme, siç mund të shihni në videon në vijim

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular