BallinaAktualitetAfera CEZ-DIA, juristi me prova të reja: Meta u konfliktua me Priftin,...

Afera CEZ-DIA, juristi me prova të reja: Meta u konfliktua me Priftin, vizita në Pragë me Ismailajn. U hoqën nga puna…

spot_img
spot_img

Juristi Romeo Kara në “Studio Live” ka folur për provat që ka ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për aferën “CEZ-DIA” dhe se si i ka siguruar disa prej tyre.

“Në 2010 DIA tenton të lidhë marrëveshje. DIA e krijuar nga njeriu i Metës për të mbledhur borxhet e CEZ. Mori punonjës të CEZ, ambientet e CEZ në shumë raste. U hoqën njerëz nga puna me dhunë në CEZ dhe i mori DIA.

Ato borxhe shumë pak do mblidhet DIA, ishin krijuar fiktivisht, ky target do kalonte 50% te CEZ dhe gjysma tjetër te DIA, Kontrata nuk u kalua dhe atëherë hyri në lojë edhe Meta, ka patur kontradiktë këtu me Dritan Priftin. Meta ka bërë vizitë zyrtare me Ismailajn në Pragë, TIMS mund ta vërtetojë.

E ka prezantuar si “vëllai im”. SIç thotë gruaja e Ismailajt në intervistë, unë kam aplikuar për uljen e çmimit të energjisë elektrike për të favorizuar CEZ. Pas këtyre veprimeve, CEZ e miraton marrëveshjen në 11 shkurt 2011. Në nëntor 2011 kur prishet marrëveshja me CEZ, rritet çmimi i energjisë nga ERE.

Oligarkët më të mëdhenj që ka Shqipëria janë të përfshirë aty, kanë marrë 19 mln USD. Meta del që është miku i këtij, ka shkuar në Pragë të prezantojë Ismailajn dhe t’i zgjidhë problemin e kontratës. Nuk lëviz ai pa interes. Sot Meta e pranon që vendimi i ERE ishte i paligjshëm. Vetëm në një dorë ka marrë 10 mln euro. 200 mln lekë në një çantë i janë çuar Metës në shtëpi, e ka thënë Ervis Mata. 6 vjet hetime kaluan në tetor.”

Ai tregon disa prova që i ka siguruar përmes rrjedhjes së email-eve ku flitej për Ilir Metën.

“Provat më të shumta i kam gjetur në vitin 2014-2015 me e-mailet, me një grup emailesh, pasi u bë marrëveshja e kalimit të aksioneve nga CEZ te shteti shqiptar na kanë ardhur mijëra email-e, gabimisht i kanë dërguar në grup dhe na kanë ardhur shumë materiale,. “Takova Ilirin” “Tani mori fund kërcënim i Ismailajt ndaj nesh, me lidhjet e tij politike”…. Ajo që i vuri kapakun është marrja e materialit ditën që u bë president Meta më erdhi dokumenti nga Fatos Mahmutaj… Pastaj ka pasur një transferim zyrash të OSHEE, kam marrë një material e kam kompresuar dhe kam nxjerrë atë material. Kur e ka  marrë Dumani kam thënë që ky do bëjë maksimumin e mundshëm.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular