Në emisionin ‘3D’ në RTSH të gazetarit, Alban Dudushi, analisti Arian Curri ka hedhur më shumë dritë rreth vizitës së zyrtarëve të SPAK në SHBA ditët e fundit.
Sipas tij, vizita ishte e kamufluar si një vizitë studimore. Por në një nga trainimet atyre i janë ofruar shembuj realë.
“Ekipi është marrë me mikrobuz dhe u janë treguar disa vila, apartamente dhe një kazino. Atyre u është thënë se ato janë pasuri e disa politikanëve të lartë shqiptarë”, tha Curri.
Sipas tij, një prej tyre është nga maxhoraca dhe tjetri nga opozita.
“Pjestarëve të SPAK u është spjeguar me këtë rast se si bëhet gjurmimi i parave dhe i pronave. Po bëhet gati një dosje e re me një arrestim të ri,”, paralajmëroi analisti Curri, ndërsa përsëriti disa herë se kishte burime nga brenda SPAK.
/rtsh.al/