Ai shtoi se opozita është e vonuar në këtë aksion.

“Beteja vazhdon. Ne absolutisht jemi të vendosur të ecim drejt sakrificave më të forta per të rikthyer të drejtat tona kushtetuese sikundër shtoj këtu se çdo ditë dëshmon se në disa aspekte jemi të vonuar në këtë betejë. Ju e patë propozimin e Pashiq për Kosovën. E patë se si Pashiqi shqiptar propozonte që Radoicicët të bëheshin komandantë policorë në Kosovë. Ka edhe kurajon ta publikojë edhe pasi Radoicic doli udhëheqësi i një grupi terrorist. çdo ditë që kalon, ky dëmton interesat e shqiptarëve. Ju kujtohet si anulloi takimin me qeverinë e Kosovës. Si u vërsul kundër Kurtit sepse kishte dorëzuar draftin që Radoicicët të bëheshin komandantë policorë në Kosovë”, tha Berisha.

Sipas tij; “Deputetët do të shkojnë drejt grevës së urisë nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre. Vendi do të përcaktohet. Betejat pa kthim kanë afat vetëm fitoren. Cila ditë apo cila java mbetet për tu përcaktuar. Parlamenti është futur nën tavolinë, është bërë virtual”.