Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Qerret-Mali i Robit, si pasojë e të cilit ka humbur jetën drejtuesi i një çiklomotori.
“Një automjet me drejtuese, shtetasen me iniciale I.G. është përplasur me çiklomotorin me drejtues, shtetasin me iniciale F.D., i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje”, njftojnë uniformat blu. Efektivët bëjnë me dije se drejtuesja e automjetit gjendet në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Në aksin rrugor Qerret-Mali i Robit, një automjet me drejtuese shtetasen I. G., është përplasur me një ciklomotor me drejtues shtetasin F. D, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesja e automjetit shtetasja I. G, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të shkakut të aksidentit.