BallinaSocialeÇajrat bimorë që shuajnë dëshirën për cigare dhe pastrojnë organizmin nga toksinat

Çajrat bimorë që shuajnë dëshirën për cigare dhe pastrojnë organizmin nga toksinat

spot_img
spot_img

Duhanpirësit kanë një varësi të fortë ndaj duhanit. Kjo varësi i ekspozon ata ndaj një sërë sëmundjesh kronike. Por lënia e duhanit nuk është një fjalë goje. Sfida është e fortë dhe heqja dorë nga ky ves, shoqërohet me shumë emocione intensive përfshirë një ankth të fortë.

Megjithatë, lënia e duhanit nuk është e pamundur. Marrja e një vendimi është gjysma e punës dhe me kalimin e kohës nuk do të keni as dëshirë për ta mbajtur cigaren në dorë.

Për t’ia arritur qëllimit mund të shfrytëzoni edhe çajrat e mëposhtëm të cilët janë 100 përqind natyralë. Çajrat në fjalë e zbusin dëshirën për cigare dhe pastrojnë organizmin nga toksinat.

Çaji me xhenxhefil

Xhenxhefili është antioksidant i fortë që largon toksinat e duhanit nga organizmi. Ai ju qetëson dhe largon dëshirën për cigare.

Merrni një lugë gjelle me xhenxhefil të grirë dhe një filxhan çaji me ujë. Ziejini së bashku për 10 minuta.

Kullojeni çajin dhe pijeni dy ose tre herë në dit

Çaji i lules së pasionit

Lulja e pasionit apo lulja e Sahatit ka aftësi qetësuese që shuajnë ankthin dhe dëshirën për duhan.

Çaji i kësaj luleje rekomandohet të konsumohet gjatë periudhës së shkëputjes nga ky ves.

Për përgatitjen e çajit përdorni një lugë çaji me lule pasioni dhe një filxhan me ujë të valuar. Pas 10 minutash që kanë qendruar në një enë, kullojeni dhe pijeni dy ose tre herë në ditë.

Lule pasionin e gjeni në pikat e tregëtimit të bimëve medicinale.

Çaji i lules basanit

Ky çaj është anti depresiv dhe qetësues.

Ai përmirëson humorin dhe largon dëshirën për të pirë duhan. Mjafton një lugë çaji me lule Basani dhe një filxhan me ujë të valuar. Çajin pijeni në mëngjes dhe pasdite.

Çaji i jamballit

Çaji i Jamballit apo siç njihet i likuricias,  është një pije natyrale që largon dëshirën për të pirë duhan.

Për më tepër, ai përmirëson humorin dhe rrit ndjesinë e mirëqenies.

Për çajin ju nevojitet një lugë gjelle me jamball pluhur dhe një filxhan çaji me ujë.

Ziejeni për 10-15 minuta, kullojeni dhe më pas pijeni. Çajin mund ta pini në mëngjes.

Nëse po shqyrtoni idenë e lënies së duhanit, merrni një vendim dhe përdorni çajrat e mësipërm për të shpëtuar nga kjo varësi me sukses./AgroWeb.org

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular