Kristjan Asllani ka bërë edhe një herë tjetër mirë kur është thirrur në fushë nga Inzagi. Mesfushori ka treguar gjithë potencialin e tij dhe i është afruar edhe golit me atë goditje nga jashtë zonës që rrezikoi të zhbllokonte rezultatin.
“Këtë vit ndihem shumë mirë dhe për këtë po më ndihmojnë edhe shokët e skuadrës, të cilët po bëjnë ç’është e mundur që të përmirësohem. Jam i lumtur që hymë dhe fituam sot. Ishte një ndeshje themelore dhe ne ia dolëm ta merrnim në shtëpi suksesin. Ishte e ndërlikuar, nuk lejuan hapësira, pasi janë një ekip i fortë që vrapojnë shumë.
U treguam të zotë dhe të përulur për të luftuar deri në fund të ndeshjes për të marrë tri pikët që na takonin”, tha Asllani që vazhdoi të falënderonte tifozët: “Janë gjithmonë fantastikë, pa ata nuk e di çfarë do të bënim. Ne duhet të vazhdojmë kështu dhe të fitojmë edhe për ta”. PANORAMASPORT.AL