Kryeministri Edi Rama, vetëm një ditë larg Forumit të Paqes që do të mbahet të premten e 10 Nëntorit në Paris ka njoftuar se ndodhet në UNESCO, me ftesën e drejtuesve të përgjithshëm.
Kryeministri Rama, përmes një postimi në Facebook bën me dije se do të adresojë Sesionin e nivelit të Lartë me temën “Partneritetet me palët e interesit në lidhje me transformimin e digjitalit”
Postimi i plotë i kryeministrit Rama:
Në UNESCO me ftesë të drejtoreve të përgjithshme, Audrey Azoulay, për të adresuar në Sesionin e nivelit të lartë, me temën “Partneritetet me palët e interesit në lidhje me transformimin e digjitalit”
Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë është një agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara që synon të promovojë paqen dhe sigurinë botërore përmes bashkëpunimit ndërkombëtar në arsim.