E akuzoi se e goditi, pas sherrit me Dashnor Sulën, nënkryetari i PD tregon a do e çojë në SPAK

0
130

Nënkryetari i PD-së, Kreshnik Çollaku ka deklaruar se nuk përjashton mundësinë për të paditur në Prokurorinë e Posaçme kolegun e tij, deputetin demokrat, Dashnor Sula.

Ai deklaroi se ky opsion po vlerësohet nga juristët e tij.

“Juristët e mi po e vlerësojnë rastin nuk përjashtohet si mundësi”, tha Çollaku në një deklaratë për mediat.

Kreshnik Çollaku e konsideroi si një incident të turpshëm përplasjen me Dashnor Sulën, duke u shprehur se “ra pa dashje viktimë e një përplasje në Kuvend”.

“Jam i detyruar të dal publikisht dhe të sqaroj opinionin publik dhe qindra mesazhet e shqetësuara që po marr nga votues të mi, lidhur me incidentin e turpshëm që ndodhi në Kuvend. Në një sulm të pakuptueshëm verbal, që pastaj përfundoi me goditje fizike, deri dje mendoja se ishim në kauza të përbashkëta, realizoi një skenë që turpëron për cdo deputet.

Unë e kuptoj se çfarë po ndodh. Ka një vullnet për të heshtur opozitën. Ka një aleancë për të heshtur, ashtu sic bënë më rezolutën e Kosovës. Nuk është shqetësimi im politik, por njerëzor. Si mund të degradojë jeta parlamentare deri në këtë pikë. Unë dhe kushdo si unë duhet të ndihet i fyer nga kjo skenë, viktimës e të cilës padashur përfundova unë.  

Dua ti them të gjithëve, qoftë atyre që humbasin arsyen, qoftë atyre në pushtet që fërkojnë duart kur opozitës në parlament i mbyllet goja në këto forma, i them se i kanë bërë llogaritë gabim“, tha deputeti i PD-së.