EMRI/ Me 9 goditje plumbash, vritet 53-vjeçari shqiptar në Ekuador, ndërsa priste gruan e tij. Pistat e para të hetimit

0
394

Arjanit Rizaj është shqiptari i cili u ekzekutua mbrëmjen e të enjtes së 09 nëntorit në Guayaquil të Ekuadorit.

Rizaj është qëlluar me armë zjarri teksa ndodhej brenda automjetit të tij, i cili ishte parkuar pranë urgjencës së spitalit Luis Vernaza, në qendër të qytetit Guyaquil në Ekuador, njoftojnë mediat vendase.

Viktima, 53 vjeç, ka marrë të paktën 9 goditje plumbash nga një armë zjarri e kalibrit 9 milimetra. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30. Sipas të dhënave të policisë, shqiptari priste gruan e tij, e cila ndodhej në spital, duke vizituar të atin.

Shqiptari ishte në një furgon gri kur u qëllua

Autorët kanë mbërritur me motoçikletë dhe pasi kanë kryer vrasjen janë larguar me të njëjtin mjet me të cilin kanë mbërritur.
Policia vendase tentoi ta dërgonte me urgjencë shqiptarin në spitalin Luis Vernaza, por më pas ai u dërgua në klinikën Panamericana, ku për shkak të plagëve të marra humbi jetën. Më pas janë kryer procedurat mjeko-ligjore, si analiza e vendit të ngjarjes dhe transferimi i trupit në Laboratorin e Kriminalistikës.
Në një version të shkurtër të marrë nga bashkëshortja e shtetasit shqiptar, ajo përmendi se i shoqi nuk punonte sepse pasi ishte pa dokumente dhe se paratë që merr janë për shkak se të afërmit i dërgonin dërgesa nga Shqipëria dhe Kanadaja. Çifti u tha oficerëve se nuk e dinin motivin e sulmit.
Kjo ngjarje ka ndodhur në të njëjtën ditë kur Dritan Rexhepi u arrestua në Turqi, lajmi për kapjen e tij u përhap më 10 nëntor. Subjekti njihet në Shqipëri si ‘Chapo Guzmán’ shqiptar, për shkak të arratisjeve që ka kryer.
Rexhepi kërkohet nga vendi i tij dhe nga Italia. Përveç kësaj, ai u largua nga Ekuadori, ku duhej të paraqitej periodikisht si pjesë e masave të para-lirimit për një dënim për trafik droge, në të cilin kreu shtatë nga tre vitet e dënimit.