“Legen, servil, mos bëj si trim”/ “Ta pres fytin unë”, tensione mes deputetëve Çollaku-Sulës: Do bëj kallëzim penal! Garda ndërhyn për t’i ndarë

0
255

Deputetët e Partisë Demokratike, Dashnor Sula dhe Kreshnik Çollaku janë përplasur me njëri-tjetrin pas mbylljes së komisionit për Çështjet Evropiane ditën e sotme.

Në pamjet e siguruara Çollaku dhe Sula shfaqen teksa shkëmbejnë ofendime me Çollakun që i drejtohet me cilësimet “lëngaraq, servil dhe legen”, ndërsa Sula e cilëson kolegun si “mashtrues”.

Deputeti Çollaku i thotë Sulës se do të bëjë kallëzim penal ndaj tij, pasi ai iu drejtua me fjalët “ta pres fytin”, ndërsa e ka qëlluar me dosje në pjesën e poshtme.

 

Sakaq, është dashur edhe ndërhyrja e një prej pjesëtarëve të Gardës së Republikës për të ndarë dy deputetët e opozitës.

Pjesë nga debati:

Çollaku: Të foli njeri?

Sula: O udhëheqës i madh.

Çollaku: Mos më bëj si trim mua se e di unë çfarë je.

Sula: Ta pres fytin unë.

Çollaku: Do bëj kallëzim penal, Servil, legen.

Sula: Ti je mashtrues, kështu ke qenë gjithë jetën tënde.

Çollaku: Je servil, bën si opozitar, e në darkë çon mesazhet. Hapi letrat të shohim ku i ke tenderat.