LLOGARITË KUQEZI/ Si kualifikohet Shqipëria pa pritur ndeshjen e fundit, në EURO 2024 edhe nga… divani

0
280

Shqipëria ka në ditët e ardhshme një takim me historinë, pasi mund të sigurojë për herë të dytë pjesëmarrjen në një aktivitet madhor si Europiani.

Pas Euro 2016, kuqezinjtë janë në pozita mëse komode për të prerë biletën edhe në Euro 2024, falë paraqitjeve mbresëlënëse në Grupin E ku aktualisht mbajnë vendin e parë.

Skuadra e drejtuar nga Silvinjo ka në dispozicion dy ndeshje për të siguruar matematikisht pjesëmarrjen në Europian, por mund ta vulosë që në të parën. Dy ndeshjet e grupit këtë të premte janë ato Moldavi-Shqipëri dhe Poloni-Çeki.

Llogaritë kuqezi për të festuar kualifikimin janë shumë të thjeshta. Mjafton që të mos mposhten nga Moldavia në ndeshjen që luhet në orën 18:00 dhe do të mund të kthehen shumë të qetë në vendin tonë për festën e madhe ndaj Ishujve Faroe, me biletën për Gjermani në xhep dhe pa u shqetësuar për rezultatin .

Nëse gjërat nuk shkojnë ashtu siç shpresohet në Moldavi, Shqipëria ka gjithsesi mundësinë që të kualifikohet të premten edhe nëse mposhtet. Nëse Polonia mund Çekinë në ndeshjen e darkës, që me siguroi kuqezinjtë do e ndjekin me shumë interes, atëherë gjithsesi ekipi ynë siguron një biletë për në Gjermani 2024. /PANORAMA SPORT/