Të mbushur me larva, ndalohen 270 ton oriz të kompanisë “Teuta” në portin e Durrësit

0
354

Janë bllokuar në Portin e Durrësit  270 ton oriz.

Bëhet me dije nga burimet për media se orizi ishte i importuar nga Vietnami, teksa mësohet se ishte dërgesë për kompaninë “Teuta”.

Ndër të tjera mësohet se orizi u bllokua pasi dyshohet se ishte i mbushur me larva, duke vënë në rrezik shëndetin e konsumatorëve.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar dhe AKU duke iu bërë thirrje konsumatorëve të mos i përdorim këto produkte dhe t’i kthejnë në pikat ku i kanë blerë.

Më konkretisht u referohet loteve si më poshtë:

1- Oriz Gold Blu 1 kg me nr. Loti: 1182 D2/D1, me datë skadence 30.10.2024

2- Miell Misri i Verdhë 400 g me nr. Loti: 781017, me datë skadence 30.01.2024

3- Oriz Gold Long Grain 1 kg me nr. Loti 27, me datë skadence 30.04.2025

Postimi i AKU-së