“Të thuash që Basha është opozita, bën mëkat”- PD i përgjigjet ish-kryeministrit: Për t’i shpëtuar SPAK, Berisha është gati të përgënjeshtrojë dhe veten!

0
708

Partia Demokratike i është përgjigjur drejtpërdrejt një deklarate që ish-kryeministri Sali Berisha bëri ditën e sotme (e premte, 10 Nëntor), ndërsa tha se të quash Lulzim Bashën opozitë, është mëkat.

Në deklaratën e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Mirela Karabina thuhets e në fakt deklaratat e Berishës “nuk habisin më askënd, pasi fushata e tij e mjerueshme tregon se ai për interesat e tij personale është gati të bëjë gjithçka, të gënjejë e mashtrojë duke përgënjeshtruar edhe vetvetven.”

Ndërsa në akuzat e tij, Berisha përmendte edhe çështjen e Bashës me McGonigal, PD thotë në deklaratën e saj se “McGonigal ka pranuar para gjykatës të gjithë operacionin kriminal me qëllim përbaltjen e Lulzim Bashës dhe është dënuar.”

“Për fatin e keq të Sali Berishës, me gjithë manipulimet prit e ngjit, ua faktoi dhe gazetari duke deklaruar se nuk kanë gjetur asnjë lidhje me financime ruse, e madje duke theksuar edhe faktin se hetimet u nisën nga McGonigal për shkak të bashkëpunimit të tij të ngushtë me zyrtarë të lartë shqiptarë”, thotë më tej, Karabina.

Deklaratë e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Mirela Karabina:

Tymueset e Sali Berishës për t’ju fshehur hetimeve të SPAK, nuk habisin më askënd. Fushata e tij e mjerueshme tregon se ai për interesat e tij personale është gati të bëjë gjithçka, të gënjejë e mashtrojë duke përgënjeshtruar edhe vetvetven.

Edi Rama dhe Sali Berisha, ishin dhe janë bashkë në përpjekje për të mbrojtur interesat e tyre dhe për të mos u përballur me drejtësinë.

McGonigal ka pranuar para gjykatës të gjithë operacionin kriminal me qëllim përbaltjen e Lulzim Bashës dhe është dënuar.

Për fatin e keq të Sali Berishës, me gjithë manipulimet prit e ngjit, ua faktoi dhe gazetari duke deklaruar se nuk kanë gjetur asnjë lidhje me financime ruse, e madje duke theksuar edhe faktin se hetimet u nisën nga McGonigal për shkak të bashkëpunimit të tij të ngushtë me zyrtarë të lartë shqiptarë.

Përpjekjet e mjerueshme për të ricikluar shpifjet e kundërshtarit politik, tregojnë hallin e madh të Sali Berishës. Ashtu si nuk e zgjidhi dot hallin me amerikanët dhe britanikët në 2 vjet mashtrime dhe sulme ndaj Lulzim Bashës, ashtu as nuk e fsheh as nuk e zgjidh dot me mashtrimet e dala boje as hallin që ka me SPAK. 

Aleanca e kullave dhe ‘Non-grata-ve’ nuk do ta dëmtojnë dot PD e as nuk do ta mbajë peng Shqipërinë me paratë e krimit dhe korrupsionit që po financon baltën mediatike dhe politike për ti ikur drejtësisë.

“E ndoqët gazetarin britanik? Ai tha se Lulzim Bashës ja mbylli dosjen ëmbëlsirave ruse një zyrtar i FBI që është në vështirësi të mëdha, që është McGonigal. Më thoni një rast të vetëm që kur ka dalë skandali McGonigal dhe Basha ta ketë shqiptuar emrin e tij.

A i mori para Bashës McGonigal apo nuk i mori nuk jam në këto, por nuk kisha dyshime. Jo më kot kisha shtruar para jush pyetjen. Si ka mundësi që ky njeri për të cilin po e hetonte, ky tani pas dy vitesh nuk e shqiptonte emrin e tij, sepse ishte peng.

Tu thuash shqiptarëve se Lulzim Basha është opozitë bën mëkat. Ai është peng i Ramës.”, tha Berisha sot për gazetarët