Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulqizë, ku për pasojë një person ka ndërruar jetë.
Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa viktimë ka mbetur një 25-vjeçar dhe janë plagosur dy persona të tjerë.
Sakaq, raportohet se këta të fundit ndodhen në spital dhe janë në gjendje të rëndë për jetën