Empoli ka marrë një fitore të vlefshme në javën 12-të të Seria A në transfertën ndaj Napolit. Goli i vetëm i sfidës u realizua në minutën e 90’+1′ nga Kovalenko.
Pavarësisht se ai i dhuroi 3 pikët skuadrës, lojtari më i mirë i ndeshjes është zgjedhur portieri shqiptar Etrit Berisha.
Ai është vlerësuar edhe me notën më të lartë 9.1 nga faqja e specializuar që merret edhe me vlerësimin e futbollistëve gjatë ndeshjeve, “SofaScore”. Gardiani i Kombëtares kuqezi jo vetëm që mbajti portën të paprekur, por bëri edhe një pritje fantastike nga Kvicca Kvaratskhelia. Ndërkohë mbrojtësi Ardian Ismajli është vlerësuar me notën 7.2 dhe Amir Rrahmani në radhët e Napolit me notën e 6.8.