Prej afro dy muajsh gazetari dhe shkrimtari Bashkim Hoxha ka nxjerr ne treg botimin e tij të fundit, romanin “Dimri i Librave” botuar nga Onufri.
Kur Panairi i Librit pritet te hap dyert per kete edicion me date 15 nentor, Bashkim Hoxha dhe Shtepia Botuese njoftojne se do do te behet promovimi i librit em date 17 nentor.
“Takohemi ne panair. Te premte, dt 17 nentor. Ora 11. Romani DIMRI I LIBRAVE.
Stenda e ONUFRI” – shkruan Bashkim Hoxha ne rrjetin social Facebook.
RRETH LIBRIT/“Dimri i librave” i Bashkim Hoxhës vë në qender shkrimtarin dhe krizen e leximit. Kopertina duket e mirë menduar në funksion të idesë, ku autori ngjite shkallët, e ku mbi krye i rëndon një tra i madhe metalik, prej ku nis edhe drama e parë e shkrimtarit në këtë roman.
Ky libër në pikëpamje të parë i zymtë, shoqërohet me mjaft ironi, cc’ka i jep lexuesit argëtim edhe pse dominojnë notat pesimiste për krizën shpirtërore dhe kulturore te shoqërisë e cila në këtë rast është pa kohë. Ky roman ka një strukturë të veçantë ku çdo kapitull është pagëzuar me nga një emër poeti si Fatmiri, Simoni apo Sokrati qëllimshëm prej shkrimtarit. Dozat pesimiste të realitetit vijnë nën prespektivën e një drite gjatë gjithë strukturës narrative duke zhbërë çdo antivlerë e cila rreket të institucionalizohet.
RRERH AUTORIT/Bashkim Hoxha njihet si gazetar, novelist e dramaturg. Ai është skenarist i disa filmave të kinematografisë shqiptare: “Një vonesë e vogël”, “Plumba Perandorit”, “Në çdo stinë”, “Kronikë e një nate”, “Zemra që nuk plaken”, “Një udhëtim i vështirë” e “Valsi i ngrirë në Prishtinë”. Bashkim Hoxha ka fituar disa çmime kombëtare me romanet e tij dhe disa nga librat janë përkthyer në gjuhë të huaj. Libri “Hotel Ballkan” është përkthyer në anglisht nga Idlir Azizi ndërsa libri “Ground zero” nga Benet Koleka. Bashkim Hoxha ka ftuar disa çmime rajonale dhe kombëtare në fushën e letërsisë. Një nga kontributet e çmuara të tij është edhe gazetaria me tipare të theksuara qytetare dhe sociale.