BallinaKronikeSi u kap “mbreti i kokainës”, Dritan Rexhepi dhe lidhja e tij...

Si u kap “mbreti i kokainës”, Dritan Rexhepi dhe lidhja e tij me vrasjen e Arjanit Rizajt në Ekuador. Gazetarja zbulon detaje: Është lënë si garanci për një ngarkesë droge

spot_img
spot_img

Arrestimi i Dritan Rexhepit i njohur edhe si “mbreti i kokainës” shënon një arritje të madhe për autoritetet, pasi përbën një prej personazheve më të rëndësishëm të botës së krimit në dy dekadat e fundit.

Arrestimi i Rexhepit përkoi në të njëjtën ditë me ekzekutimin e shqiptarit Arjanit Rizaj në Ekuador. Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar më epër detaje lidhur me arrestimin e të shumëkërkuarit të drejtësisë në Turqi, Dritan Rexhepi. Ajo zbuloi se drejtësia ra në gjurmët e Dritan Rexhepit pasi autoritetet italiane kishin kuptuar se ky i fundit kishte hyrë në Turqi.

Nisur nga këto të dhëna është lokalizuar vila luksoze ku qëndronte Rexhepi dhe është kryer arrestimi i tij, edhe pse ai tentoi të arratisej.

Ndërsa sa i takon vrasjes së Arjanit Rizajt, Lala shprehet se besohet se ai ishte lënë si “garanci” për një ngarkesë droge, veprim ky që sipas saj Rexhepi e ka ndjekur shumë.

“Dritan Rexhepi është personazhi më i rëndësishëm i botës së krimit në 2 dekadat e fundit. Nuk është një personazh vetëm vendas, por i ka kaluar kufijtë tanë dhe është kryefjalë e shumë mediave të huaja. Ai është një mendje djallëzore sa i përket rekrutimeve në botën e krimit për shkak të lidhjeve me krimin në Amerikën e Jugut.

Policia ra në gjurmët e tij. Rexhepi kohët e fundit kishte krijuar familje, është martuar me një shtetase nga Amerika e Jugut dhe është bërë baba. Autoritetet italiane e kërkonin si kreu i një karteli dhe kanë kuptuar se ai kishte hyrë në Turqi. Nisur nga këto të dhëna është lokalizuar vila luksoze ku qëndronte Rexhepi në Turqi. Në momentin që forcat e policisë kanë ndërhyrë për arrestimin e tij, ai ka tentuar të largohet por nuk ia ka dalë mbanë.

Në Ekuador deri në vitin 2021, Dritan Rexhepi i cili u arrestua në vitin 2014 atje, kontaktoi dhe siguroi një raport që kishte sjellje të mirë në burg dhe iu dha mundësia të kalonte në gjysmë liri. Deri në vitin 2022 pati kontakte dhe u largua më pas pa lënë gjurmë. U provua që përmes identiteteve të rreme mund të kishte hyrë edhe në Shqipëri. Ka pasur edhe aksione të cilat nuk janë bërë të ditura.

Lista e krimeve të tij është shumë e gjatë. Së fundmi prokuroria e Vlorës po heton për një atentat të ndodhur 6 muaj më parë ku është vrarë një personazh i njohur i botës së krimit, dhe mendohet se është urdhëruar nga ana e grupit të tij.

Në Amerikën Latine ka shumë shqiptarë, pjesa më e madhe e të cilëve ose lihen si garanci ose janë pjesë e grupeve kriminale. Në rastin konkret, Arjanit Rizai mendohet se ka qenë një garanci për një ngarkesë droge. Sa i përket ekstradimit të tij nga Turqia, është një çështje shumë komplekse duke qenë se ai kërkohet jo vetëm nga Shqipëria”, u shpreh ajo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular