BallinaKryesoreBasha me shqiptarët në Londër krah Naim Hasanit, prezanton nismën e PD...

Basha me shqiptarët në Londër krah Naim Hasanit, prezanton nismën e PD për votën e emigrantëve dhe listat e hapura

spot_img
spot_img

Basha me shqiptarët në Londër, prezanton nismën e PD për votën e emigrantëve dhe listat e hapura

Kryetari i PD Lulzim Basha u takua me shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Britani të Madhe. Gjatë takimit zoti Basha u ndal në propozimet e PD për votën e emigrantëve dhe listat e hapura.
Kreu i PD bëri të ditur se të premten është depozituar propozimi për votën e diasporës i cili mundëson që emigrantët jo vetëm të votojnë por të ketë të njëjtën peshë të votës si shqiptarët.

“Arsyeja pse ne shohim një ngecje të procesit, që do të çonte në materializimin e votës për shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë, është së prej kohësh kjo qeveri ka vënë në punë mekanizma manipulimi të vullnetit popullor, mekanizma të cilat nuk pinë ujë kur bëhet fjalë për të influencuar votën e shqiptarëve jashtë Shqipërisë. Ju e keni parasysh se për çfarë e kam fjalën. E kam fjalën që nga 50 mijë lekëshi ku blihet vota në Shqipëri, e deri tek elementet e tjera të patronazhimit me kërcënimin e bukës së gojës, apo me vendin e punës, mekanizma pra që janë përdorur dhe përdoren gjerësisht, siç citojnë edhe raportet e institucioneve ndërkombëtare që vëzhdojnë zgjedhjet shqiptare… Dhe për këtë arsye duan ta ngushtojnë, duan të kenë dy apo tre apo katër deputetë që përfaqësojnë diasporën. Kjo është e padrejtë. Ne duam që vota e shqiptarëve të jetë e barabartë, s’ka rëndësi nëse hidhet në Vlorë, apo në Kukës, apo në Tiranë, apo në Durrës, apo në Londër, apo në Manchester, apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo në Itali, apo në Greqi, vota duhet të jetë e barabartë. Barazia e votës është një nga parimet themelore mbi të cilën ngrihet demokracia përfaqësuese bashkëkohore. Ndaj dhe një nga propozimet kryesore që janë çuar në parlament ditën e premte, ka të bëjë me barazinë e votës.

Nga 12 qarqe elektorale që parashikon kodi zgjedhor aktualisht, ne kërkojmë që Shqipëria të funksionojë si një zonë e vetme elektorale. Që ta bëjë pak më të thjeshtë, jam I sigurt që keni miq të Kosovës kudo ku punoni e jetoni, është I njëjti system që ka Kosova. Nuk ka rëndësi ku e hedh votën, në cilin qark të vendit, apo jashtë vendit, vota shkon për një listë kombëtare. Prandaj për t’I hapur rrugë votës së shqiptarëve jashtë Shqipërisë, votës së emigrantëve, votës së diasporës, hapi I parë që ne kemi propozuar është që Shqipëria të jetë një zonë elektorale. Hapi I dytë ka të bëjë me një tjetër mangësi e cila I ka penalizuar qytetarët shqiptarë. Një mangësi që vjen nga ndryshimi I Kushtetuës të vitit 2008 mes kryeministrit actual, atëherë kryetar I opozitës, dhe ish kryeministri, nga sistemi mazhoritar në sistemin proporcional rajonal. Kjo shkëputje lidhet mes qytetarëve dhe deputetëve. Ehde sot e kësaj dite, shumica e qytetarëve nuk e dinë se kush është deputeti që I përfaqëson. Kjo është natyrisht e paimagjinueshme në Britaninë e Madhe, ku nëna e të gjithë parlamenteve siç I referohen me krenari britanikët, është product I zgjedhjes nga një system të pastër mazhoritar të kandidatëve për deputet. Dhe çdo qytetar britanik e di fare mirë se kush është përfaësuesi I tij apo I saj në parlamentin Britanik. Në Shqipëri ky mandate është zhbërë. Deputetët janë aty si përfaqësues të kryetarëve të partive. I vendosi lartë në listë, fitoi u fut, e vendosi poshtë në listë, s’ka rëndësi sa vota merr, nuk futet dot në Parlament. Ju e kuptoni se çfarë krijon kjo. Në vend të një vartësie të deputetit nga qytetarët, ka një vartësi të deputetit nga kryetari. Ky është centralizim, përqendrim pushteti. Është në thelb, anti demokratik dhe e ka çuar në kthimin e parlamentit jo në një përfaqësues të interesit publik, jo në një përfaqësues dhe mbrojtës të interesave të qytetarëve shqiptarë, porn ë një noter gjakftohtë të vendimeve të kryeministrit.” – u shpreh kreu i PD, Lulzim Basha.

– Një tjetër çështje e diskutuar ishte dhe listat e hapura, ku qytetarët të zgjedhin direkt deputetin e tyre. Kjo sipas Bashës do ta bëj më të fortë lidhjen mes votuesve dhe deputetit, lidhje e cila u shbë nga ndryshimet kushtetuese të 2008-ës.

“Ça do me thënë listat e hapura? Shumë e thjesht, ai që merr më shumë vota ai futet në parlament. Ai që ka mbështetjen apo ajo që ka mbështetjen më të madhe të qytetarëve, do të jetë përfaqësues I qytetarëve. Dhe do të marrin fund paradokset ku sot në Kuvend kemi deputet që kanë mbledhur 300 vota dhe jashtë Kuvendit kemi deputet me 9600 vota që s’u bënë deputetë. Listat e hapura të cilat u premtuan, por nuk u realizuan kurrë, I japin fund këtij paradoksi. Të jemi të qartë, ne e kemi marrë këtë vendim politik si parti demokratike, e kemi çuar siç u thashë, ditën e premte e kemi depozituar në Kuvend. Jo të gjithë e mbështesin, njerëzit e mbështesin. Ka deputetë jo vetëm të PS, të cilat e kanë më të kollajtë me listat e mbyllura. E kanë më kollaj me shefin sesa me njerëzit. Pse? Sepse e dinë që kjo e dyta është shumë më e mundimshme. Kjo do të thotë që të shkosh në radhë të parë, jo ditën e fundit, jo javën e fundit, jo muajin e fundit, por gjatë gjithë kësaj kohe të shkosh tek qytetarët. T’i dëgjosh, të kesh vesh të kesh kohë t’I dëgjosh, t’I kuptosh, ta ndjesh hallin e tyre, dhimbjen e tyre. Të jetosh me hallin apo problemet, me dëshirat, me shpresat e të tjerëve, në mënyrë që pastaj të meritosh besimin e tyre” – tha Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular