BallinaKronikeDënohet me burg ish-sekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë, pas hekurave edhe 3...

Dënohet me burg ish-sekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë, pas hekurave edhe 3 persona të tjerë

spot_img
spot_img

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për dënimin e ish-sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro. Mësohet se Duro është dënuar me 4 vite burg, nga të cilat 1/3 ulet duke sjellë totalin në 2 vite e 8 muaj.

Po ashtu raportohet se për Duron u vendos edhe një dënim plotësues, i cili nuk e lejon atë të ushtrojë për 5 vite asnjë funksion publik.

Ndërkohë Laura Shteto, Valdimit Topi dhe Silvi Shehi u dënuan me nga 1 vit burg dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar, u dënuan në total me 8 muaj.

Kujtojmë se Joana Duro akuzohet për korrupsion pasiv. Sipas SPAK, Topi dhe Shehi i dhanë Laura Shtetos 330 mijë lekë për të përfituar tenderin e sipervizimit të disa qendrave shëndësore në Tiranë e Durrës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular