Kreu i Grupit të opozitës, Gazment Bardhi do të mbledh të hënën (13 nëntor) grupin opozitar.
Mbledhja mësohet se do të mbahet në orën 12:00, në sallën e grupit në Kryesinë e Kuvendit.
“Të nderuar kolegë, Nesër, e hënë, ora 12:00, mbledhje e grupit në sallën e grupit në Kryesinë e Kuvendit”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se pak ditë më parë deputetet e opozitës u ndaluan nga Garda e Republikës të futeshin në Kryesinë e Kuvendit për të marrë pjesë në Komisione, ndërsa zgjodhën më pas të futeshin duke kaluar nga dritaret.