BallinaAktualitetMinistrat e Jashtëm të BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel,...

Ministrat e Jashtëm të BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, zbardhet agjenda e diskutimeve, i pranishëm dhe Borrell

spot_img
spot_img

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe ata të Ballaknit Perëndimor do të mblidhen sot në një takim në Bruksel.

Mësohet se i pranishëm do të jetë dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ndërsa në fokus të këtij takimi do të jetë forcimi i bashkëpunimit në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu, në takimin i cili do të kryesohet nga shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, do të diskutohet mbi mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin e përbashkët për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë, duke përfshirë rreziqet dhe kërcënimet hibride dhe ato kibernetike.

“BE-ja mbështet në anëtarët e saj të ardhshëm për përgjigje të bashkuara ndaj sfidave aktuale gjeopolitike nëpërmjet solidaritetit dhe bashkëpunimit të ngushtë. Ata do të diskutojnë sfidat e përbashkëta të sigurisë. Bashkëpunimi në politikën e jashtme dhe të sigurisë. Përgatitja e ngjarjeve të ardhshme të nivelit të lartë. Të ndërtojmë qëndrueshmëri dhe të promovojnë paqen, sigurinë dhe demokracinë në kontinentin tonë”, thuhet në njoftim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular