Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i ka dërguar nëpërmjet shërbimit postar ish-kryeministri Sali Berisha, komunikimet për masat e sigurisë të përcaktuara ndaj tij, në kuadër të hetimeve për çështjen “Partizani”.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, GJKKO bën me dije se Berishës i është dërguar komunikimi në tre adresa, pranë selisë së PD-së, në adresën e shtëpisë dhe pranë Kuvendit të Shqipërisë. Ndërkohë, sipas GJKKO njoftimi është kthyer me nënshkrimin “Refuzuar”.
“Gjithashtu u dërguan dëftesat e komunikimit edhe avokatëve mbrojtës, përfaqësues të tij me prokurë të posaçme”, njofton Gjykata.
Njoftim
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dërguar nëpërmjet shërbimit postar deftesat e komunikimit për njoftimin e personit nën hetim z. S. B. pranë selisë së PD-së dhe në adresën e shtëpisë, pranë Kuvendit të Shqipërisë. Njoftimi është kthyer me nënshkrimin ‘Refuzuar’
Gjithashtu u dërguan dëftesat e komunikimit edhe avokatëve mbrojtës, përfaqësues të tij me prokurë të posaçme.