PD, Jakupllari: Projektbuxheti 2024 jep pak para për shëndetësinë e qytetarëve, ndërsa kthehet në një thes abuzivizmi për qeverinë
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË, DEPUTETI DHE ANËTARI I KRYESISË SELADIN JAKUPLLARITe nderuar qytetare!
Vazhdon gllaberimi i milionra eurove nga taksat e taksapagyesve shqiptare prej koncesioneve (PPP) korruptive ne shendetesi
Ky projektbuxheti jep pak para për shëndetësinë.
Edhe ne kete sektor, jo vetem nuk permireson situaten shendetesore te popullates por perkundrazi boshatis xhepat e tyre. Qytetarët vijojnë të paguajn shumë për semundjet të cilat mund ti parandalojnë duke bërë chek up por që qeveria me skemat korruptive e ka kthyer chek up në një imstrument vjedhje dhe jo më sherbim të qytetarëve.
Per me teper nga kontrolli mjekesor baze apo check-up i famshem i kryer per vitin 2022 rezulton se koncesionari eshte paguar duke llogaritur kontrollet e planifikuara jo ato te realizuara.
Konkretisht eshte faturuar sherbimi i pa kryer per 20172 raste me nje kosto prej 37,2 ml lek.pra per 2022 koncesionari ka futur ne xhep 8,5 ml euro.
Por pavaresisht shtimit fiktiv te numurit te kontrollit mjekesor baze kemi shtim te rasteve te semureve kronike me 8600 paciente, shtim te kostos te rimbursimit te barnave me 11ml€ si pasoje e rritjes te semundshmerise, 19 mije shtrime ne spitale me shume dhe 123mije vizita me teper krahasuar me nje vit me pare.
Ndaj ky nuk është projekt buxhet por një thes abuzivizmi i qeverisë.