Armando Broja u rikthye te Çelsi pas dëmtimit që mori në grumbullimin me Kombëtaren shqiptare dhe u shndërrua menjëherë në protagonist në supersfidën kundër Mançester Sitit
Sulmuesi kuqezi hyri në fushën e lojës në minutën e 90’ të takimit dhe i mjaftuan vetëm 4 minuta për t’i dhënë barazimin “bluve” të Londrës përballë kampionëve të Anglisë dhe Europës.
Ai mori një top në zonë dhe me një lëvizje spektakolare, bëri që Ruben Diash të ndërhynte në mënyrë të gabuar, duke fituar kështu një 11-metërsh që u shndërrua në gol nga Kol Palmer, për t’i çuar shifrat në 4-4.
Edhe pse talenti anglez barazoi shifrat, fansat në rrjet flasin vetëm për Brojën, i cili fitoi dhe njëherë zemrat e tifozëve blu me paraqitjen e tij në ato pak minuta.