BallinaAktualitetWIZZ AIR arrin rekord te ri veror, 33 milionë pasagjerë

WIZZ AIR arrin rekord te ri veror, 33 milionë pasagjerë

Fluturimet verore të vitit 2024 tani në ofertë; Fluturime drejt Italisë, Francës, Belgjikës, Greqisë, duke filluar nga vetëm 9.99 euro*

13 nëntor, 2023: Wizz Air, kompania ajrore me rritjen më të shpejtë në Europë si dhe kompania më e qëndrueshme në nivel botëror**, ka njoftuar një rekord të ri veror me 33 milionë pasagjerë gjatë periudhës së prillit deri më shtator 2023.
Rezultatet tregojnë një rritje të dukshme për kompaninë europiane, ku numri i pasagjerëve është rritur me mbi 24% krahasuar me verën e kaluar.
Me mbi 33 milionë pasagjerë në bord gjatë sezonit veror, udhëtarët zgjedhin t’i rezervojnë paraprakisht biletat, për të siguruar pushimet e tyre të merituara, duke shijuar pushime në plazh, ture në qytete si dhe vizitat tek familjarët e tyre.
Në Shqipëri, Wizz Air ka arritur rezultate mbreslënëse, me një rritje prej 45% nga viti në vit gjatë sezonit të verës, ndërsa ka kapur 99.57% të normës së fluturimeve të përfunduara në periudhën gusht-shtator. Destinacionet më të njohura për pasagjerët shqiptarë gjatë verës së këtij viti përfshinin Italinë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Si rrjedhojë e rezultateve të forta, Wizz Air ka njoftuar fluturimet e verës së vitit 2024, të cilat janë tashmë në shitje duke filluar nga vetëm 9.99 euro*. Këto çmime inkurajojnë pasagjerët t’i rezervojnë tani pushimet e tyre verore me kosto të përballueshme. Pasagjerët mund të rezervojnë biletat e tyre nga Tirana drejt 35 qyteteve italiane, si dhe drejt destinacioneve të famshme europiane: Athinë (Greqi), Paris (Francë), Bruksel (Belgjikë) dhe drejt linjave më të reja Valencia (Spanjë) dhe Leipzig (Gjermani).
Tamara Nikiforova, Menaxhere e Marrëdhënieve të Korporatës, tha:

“Mbi 33 milionë pasagjerë zgjodhën të fluturojmë me Wizz Air gjatë kësaj vere dhe ne u jemi mirënjohës për besimin e dhënë.

Ne besojmë tek udhëtimet me çmime të përballueshme dhe jemi të kënaqur të ofrojmë një shumëllojshmëri opsionesh për pushimet verore.

Me njoftimin e fluturimeve të vitit 2024, pasagjerët mund t’i planifikojnë pushimet e tyre paraprakisht. Ne jemi të lumtur të mirëpresim më shumë pasagjerë në bord ndërsa i ndihmojmë ata të eksplorojnë destinacione të reja me miqtë apo familjen e tyre gjatë 12 muajve të ardhshme”.

Fluturimet mund t’i gjeni të disponushme në aplikacionin online të Wizz Air: Wizzair.com

– FUND –

*Çmimi përfshin udhëtimin me një drejtim së bashku me tarifën e administrimit. Në biletë përfshihet një çantë dore (maksimumi: 40x30x20cm). Për çantat më të mëdha, si dhe valixhet duhet të paguhet një tarifë shtesë. Çmimi aplikohet vetëm për rezervimet e bëra në wizzair.com dhe në aplikacionin WIZZ. Numri i vendeve me çmimet në ofertë është i kufizuar.
**Sipas CAPA – Qendra për Çmimet e Ekselencës së Aviacionit 2022-2023

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular